Kryeministri ukranias jep dorëheqjen: “Qeveri e re, ose Ukraina destabilizohet”

Postuar në 10 Prill, 2016 16:02

Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk thuhet se ka dhënë dorëheqjen. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” citon mediat lokale në Ukrainë, sipas të cilave kryeministri është dorëhequr dhe do ta bëjë aktin zyrtar më 12 prill në Parlament. Po këto media citojnë kryeministrin të jetë shprehur se nëse një qeveri e re nuk krijohet, destabilizimi i Ukrainës është i pashmangshëm. Yatsenyuk ka nënëvizuar se nëse krijohet boshllëk në pushtetin ekzekutiv, luftimet në rajonin e Donbass-it do të rinisin, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani. Pak kohë më parë qeveria e tij kaloi një mocion mosbesimi , ndërkohë që presidenti Petro Poroshenko, i cili vjen nga një parti tjetër nga ajo e kryeministrit aktual, ka propozuar kryeparlamentarin Volodymir Groisman, si kandidat për të zëvendësuar Yatsenyuk. 

 

http://sputniknews.com/politics/20160410/1037782356/yatsenyuk-resignatio...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.