Të dhënat personale të 49.6 milionë turqve publikohen online

Postuar në 05 Prill, 2016 00:39

Pa filluar mirë skandali i “Letrave Panameze” një tjetër rast mund të kthehet në ilustrim për epokën ku jetojmë dhe për faktin se tanimë çdo gjë me rëndësi “ndodh” online. Gazeta e njohur izraelite, “Haaretz” raporton për një rrjedhje gjigande të dhënash në internet nga Turqia. Bëhet fjalë për të dhënat personale, emër i plotë, numër id, gjini etj., të 49.6 milionë turqve. Gazeta u informua për rastin nga një firmë izarelite, “Hacked-DB Security”,  e cila monitoron rrjedhjet e të dhënave nga bazat e të dhënave dhe që në këtë rast vlerëson se informacioni duket origjinal dhe i vërtetë. Gjithsesi firma ka bërë kujdes deri në një saktësim përfundimtar. Gjasat janë që informacioni të jetë marrë nga regjistri i popullsisë i Turqisë dhe ai është shoqëruar me disa doza cinizmi ndaj Erdoganit, presidentit të Turqisë. “Bëni diçka për Erdoganin. Ai po e shkatërron vendin tuaj përtej asaj që mund të kuptohet. Mësime për SHBA? Ne me të vërtetë nuk duhet ta zgjedhim Trump; ky njeri duket se di për drejtimin e një vendi, po aq sa Erdogan”, është mesazhi. Bëhet fjalë për të dhënat e 75% të popullsisë së Turqisë, një skandal i vërtetë që vë në diskutim sigurinë e një vendi dhe të një pushteti që deri më dje kërkonte të bllokonte Twitter, Youtube etj.. Ministria e Jashtme turke nuk ka dhënë ende një përgjigje mbi çështjen, ndonëse është pyetur. 

 

http://www.haaretz.com/middle-east-news/.premium-1.712742

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.