“Google” në “rrugën” e “Skynet”/I propozoi Hillary Clintonit ndihmë për rrëzimin e Assadit

Postuar në 22 Mars, 2016 17:30

“Wikileaks” ka publikuar së fundmi rreth 30 322 emaile, hyrëse dhe dalëse nga adresa elektronike private  e Hillary Clinton, gjatë kohës që kjo e fundit ishte sekretare e Shtetit. Mes tyre figuron edhe email i i George Sorros që u publikuar në media para disa kohësh, e që i kërkonte Clinton të ndërhynte për situatën e krijuar në Shqipërië pas 21 janarit.

Gjithsesi vëmendje ka tërhequr një email dërguar asaj nga Jared Cohen, drejtues i lartë i “Google” dhe ish-këshilltar i saj deri në vitin 2010. Sipas këtij emaili, Cohen ofron ndihmën e “Google” për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al – Assad: “...po planifikojmë aktivizimin e një mekanizmi që do të gjurmojë publikisht dhe do të zbardhë itinerarin e dezertimeve në Siri; nga cila pjesë të qeverisë po vijnë”, shkruan Cohen në emailin e tij. Sipas tij ky inforgrafik që do të publikohej, “ishte kyç në inkurajimin e më shumë dezertimeve dhe për t’i dhënë besim opozitës”. Përfaqësuesi i “Google”, një kompani që po bëhet problem edhe në BE, shkon më tej kur zbulon idetë e tij për të vendosur një bashkëpunim me “Al-Jazeera”, e cila do të prezantohet si pronare kryesore e sistemit në fjalë,  do të kishte rol në gjurmimin e të dhënave, verifikimin e tyre dhe transmetimin e tyre në Siri. Një përpjekje që aktualizon skenarë të filmave të ndryshëm të një bote ku survejimi është i kollajtë dhe mbi të gjitha: abuziv dhe në kurriz të të drejtave të njeriut.

https://wikileaks.org/clinton-emails/emailid/12166

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.