Turkofilia në Italinë europiane të Piut II

Postuar në 19 Mars, 2016 15:14
Doan Dani

Tre vite përpara se të shuhej, bashkë me projektin e tij europian, i cili u formatua mbi parime të tjera shekuj më vonë, Piu II shkruan një letër për Mehmetin II – kontroverse po aq sa projekti në fjalë –, të bërë sot objekt interesimi akademik, ndryshe nga kamaret elitare shqiptare të etura për të shpikur europianizëm, që veprimin e papës e likuidojnë si “provokim” ose e përjashtojnë tërësisht, nëpërmjet selektivizmit karakterizues të studimeve historike nga mesi i shekullit të kaluar e këtej, për arsyen e thjeshtë se aty përmenden deri edhe etiopasit e arabët, por jo arbërit, dhe se mes atletëve nuk figuron emri i Skënderbeut. Të flasësh për çka ndodh në Europë nuk do të thotë të flasësh për Europën, sikurse të flasësh për Europën nuk do të thotë të flasësh për europianët, pohon G. Ortalli. Fusha e ndjesive kolektive pastaj është akoma më poroze nga ana empirike. Ka një sërë momentesh të dokumentuara që evidentojnë se edhe konteksti italian ku Piu II konceptoi një Europë me identitet ekumenik ishte në shumë aspekte heterogjen, deri në atë masë sa u regjistruan përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar raporte me Perandorinë osmane, përfshi nënshtrimin e varësinë.

Menjëherë pas vdekjes së Piut II, gjatë papatit të Palit II, në zemrën e identitetit të supozuar u zbulua i ashtuquajturi “komplot i akademikëve romanë” (1468) – pjesë e kancelarisë së Papatit –, që, në një klimë hapjeje të kultivuar nga Piu II, të influencuar nga humanisti bizantin Gjergji i Trebisondës, i cili e kishte cilësuar Mehmetin II perandor të romejve me vullnet hyjnor, shpreh padyshim forcën joshëse të Perandorisë osmane për qarqet elitare romane dhe turkofilinë gjarpëruese në sferat elitare italiane. Përpjekje politike për afrimin me Mehmetin II janë regjistruar që në vitet e Piut II, veçanërisht nga sundimtari i Riminit, vasali i Papatit, Sigismondo Malatesta, i cili i dërgoi sulltanit një kopje të manualit tekniko-ushtarak (bashkë me vizatime hartografike) De re militari, të autorit Roberto Valturio, përmes fiorentinit Benedetto Dei.

Ndër kërkesat më serioze dhe më të qarta për futjen osmanëve në Itali janë regjistruar ato të Ludovico Sforza-s, i cili, pasi kishte shpresuar në një sulm osman kundër Venedikut (1494), tashmë i rrezikuar nga avancimi i Luigjit XII, kërkoi ndihmën e ushtrisë osmane, duke premtuar në këmbim disa mijëra dukate në vit dhe nënshtrim: «I lutemi madhërisë suaj», fillon mesazhi dërguar Bajazitit II nga duka i Milanos, «që t’i bëjë presion sa më parë të jetë e mundur, jo vetëm me armatë të madhe detare, por edhe me shumë njerëz të dërguar për tokë, me rend e jo vetëm për pretim, siç është bërë më parë, se nuk do të mjaftonte, dhe duke qëndruar e vazhduar luftën për tre muaj». Alfonsi II i Aragonës dhe Bajaziti II nënshkruan një traktat lëvizjeje të lirë të nënshtetasve osmanë e napolitanë në territoret e njëri-tjetrit dhe ishin pranë forcimit të marrëdhënieve reciproke me anë të pranisë ushtarake osmane në territoret e Mbretërisë së Napolit. Në të njëjtin vit kur Piu II shkruante epistulën për Mehmetin II, mes Firences së mediçejve dhe Stambollit nënshkruhej një marrëveshje ekonomike. Më 1480 Lorenzo de’ Medici porosit një medaljon, në të cilin Mehmetin II njihej si perandor i Azisë, i Trebizondës dhe Greqisë së Madhe. Familja Este e Ferrarës, Gonzaga-t e Mantovës, në veçanti Federico II Gonzaga, zhvilluan marrëdhënie me Portën deri në avancimin e kërkesave për ndihma ushtarake. Në një letër të gjatë (mars 1526), sulltan Sulejmani i drejtohet Federico-s:
«Ju keni dëshmuar bindjen e devotshmërinë më të përkryer, nënshtrimin e bollshëm dhe dashurinë ndaj Fronit tim, të larta sa kupa e qiellit që bashkon Plejadat, kur keni pohuar: “në qoftë se do të na jepej një shërbim për t’u kryer, devotshmëria jonë më e përsosur do të mësohej nga mënyra sesi do ta kryenim”. […] çdo gjë që keni thënë është prezantuar në praninë time të bekuar dhe sinqeriteti e devotshmëria juaj më janë shfaqur përsosurisht. […] Tani marrëveshja jonë e ndritur është e lidhur me miqësinë dhe sinqeritetin tuaj, siç ekzistonin në kohën e gjyshit tim [Bajaziti II] dhe babait tuaj [Francesco II]. Nëse Zoti i plotfuqishëm e bujarë e mundëson, kur një shërbim dhe detyrë e tillë do të paraqiten, atëherë ajo do të lajmërohet dhe tregohet nga madhëria ime e fuqishme».

Por, konsideruar konteksti teorik i përplasjes mes dy blloqeve gjeofetarë dhe i lindjes së Europës, lëvizja e papa Alessandro VI (Rodrigo Borgia) është e jashtëzakonshme në llojin e saj: «ia besojmë fuqisë tënde [Bajaziti II] atë mbretëri [e Napolit] dhe të bëjmë thirrje që t’i marrësh në tutelë të gjitha tokat dhe njerëzit e saj ashtu si shtetin dhe tokat tona e të Kishës së Romës, dhe me të njëjtën mirësi të përkujdesesh për interesat e asaj mbretërie dhe tonave». I njëjti personazh, kur ishte ende kardinal, qe nisur drejt Ankonës për në kryqëzatën e organizuar nga Piu II. Fjalët janë shkruar në momente dramatike, sigurisht, kur Karli VIII po zbriste drejt Italisë për të marrë trashëgiminë e pretenduar të Mbretërisë napolitane. Këtu, qytetërimi, kultura, feja, gjeografia, identiteti neutralizohen përpara mbijetesës politike dhe, konkluzion akoma më i rëndësishëm, “ndjesia europiane”, e supozuar si produkt i përplasjes dhe i aftësisë njëtrajtësuese të ritit roman, rezulton e tejdukshme, aq sa edhe gjeografia me traditën më të hershme dhe më të konsoliduar romane, deri vetë Roma, nuk heziton të ndërtojë ura me Portën e Lartë dhe t’i ofrohet asaj kundër kërcënimeve të sundimtarëve katolikë.

Sado që është i dukshëm komponenti ideologjik në projektet e Piccolomini-t, ai nuk i “emocionon” marrëdhëniet politike europiane, madje duket se i ka të gjitha karakteristikat e aureolës që anon t’i sakralizojë projektet politike të Papatit. Ishin interesat që vinin në lëvizje diplomacitë europiane, të cilat nuk hezitonin të binin në ujdi me atë djall të supozuar oriental, dhe ishin gjithnjë interesat, kësaj here për mbijetesë politike, që i shtynë zotërinjtë ballkanikë drejt “udhëheqjes papnore”, ashtu siç kishin qenë interesat arsyeja e besnikërisë së Skënderbeut në shërbimin e sulltanit deri në moshën gati dyzet vjeçare, për më shumë vite sa ç’qe armik i tij, për interesa të tjera, gjithmonë personale. «Sikur të isha në kushtet e Alfonsit, jo vetëm do të thërrisja turqit por edhe djallin», pohonte duka i Milanos në momentin e avancimit të Karlit VIII drejt Napolit.

"Postbllok.com"

Comments

Submitted by NCNCN (not verified) on

Vetëm ndonjë historian i çartuar shqiptar mund ta nxirrte Piun II turkofil! Për kë nuk e di, Piu II u përpoq gjithë jetën, deri ditën e vdekjes, për të bashkuar shtetet europiane në kryqëzatë kundër turqve. Skënderbeu ishte parashikuar si komandant i ushtrive kryqtare. Tani ti autor i nderuar, gjej ndonjë çifut që i ka thënë mirmëngjes Hitlerit ndërsa shkëmbeheshin rrugës, kur ky i fundit ishte ende i panjohur, dhe pastaj shkruaj një shkrim të dytë mbi judeofilinë e Hitlerit.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ky asht nji shkrim "historik" fals tamam ala turka, ku psh "manovrat politke" interpretohen si "filì". Ne Politike nuk ka FILI', por ka INTERES. Turkofili mund te kete vete autori.

Se pari Papa Pio II nuk tentoi nji organizim kryqezate, ne kuptimin ironik te fjales, por nji tentative per te organizue mbrojtjen nga sulltani turk-osman Mehmeti i II Fetihut-Pushtuesit siç e thote edhe vete fjala PUSHTUESIT. Kete e vertetuen te gjitha fushatat e tij dhe te pasardhsve te tij ma vona. Vetem nji vit mbas dorezimit te kalase se Shkodres ne vitin 1479, ne vitin 1480 ky sulltan Mehmet Pushtuesi dergoi nji flote per afro 80 anijesh nen drejtimin e renegatit shqiptar nga Vlona Ahmet Gjedikun qe sulltani i dha titullin PASH, pra e dergoi dhe pushtoi Otranton ku u futen ne kateralen e qytetit, vrane besimtart dhe ipeshkvin ne katedrale. Mandej mblodhen popullsine dhe ua pene kokat 800 banorve te Otrantos sepse nuk pranuen konvertimin ne turq-musliman.
Lexo ketu https://it.wikipedia.org/wiki/Battaglia_di_Otranto

Ne ate moment Mehmet Pushtuesi pat thane se kuajt e tij do ti bajne te futen ne Rome ashtu siç i futi ne Kostantinopol. Kaluen 6 shekuj dhe edhe sot ato te Kalifatit ISIS thone se do te marrin Romen. Prandej Papa Pio II logjikisht s'kishte si te kishte FILI' per sulltan Mehmet Pushtuesin.

Mbas tet muejsh me nderhymjen e mbretit te Napolit turqit e lane Otranton dhe u kethyen dhe sulltan Mehmeti ia preu koken Ahmet Gedik Pashes. Per meritat e tij, ne Anadoll ka nji xhami te madhe me emnin Xhamija e Gjedik Pashes. Keshtu e kan turqit qe vendeve te kultit ku besimtart i flane Zotit/Allahut i ven emenat e kriminelve si sulltana, pashallar etj. Keshtu muslimant kur shkojne ne Xhami nderojne Allahun dhe Sulltanin njikohesisht, bile ma shume sulltanin ne toke se Allahun ne qiell. Nejse.

Ky shkrim me bani te studjoj ma mire punen e Papes Pio II. Ne Wikipedia thuhet krejte e kunderta qe thote autori i shkrimit per Papa Pio II.
Ne ate kohe te mesjetes (bile mjerisht edhe ma vone deri ne ditet e sotme) disa vende, o quej ndryshe shtete, europiane ishin ne kundershtim/kontradikta interesash me vende e tjera. Keshtu krijoheshin aleanca, por kjo nuk do te thote se keto aleanca bahen per shkak te FILISE, por per shkak te INTERESIT POLITIK.

Ne lidhje me sulltan Mehmet Pushtuesin thuhet ne Wikipedia se Papa Pio II : "Di fronte allo scarso interesse delle potenze occidentali a partecipare ad una nuova crociata contro gli Ottomani, Pio II fece circolare in Europa, a scopo polemico, una lettera al Sultano, Maometto II, in cui offriva al signore turco - una volta convertitosi al cristianesimo romano - il titolo di imperatore romano, per il quale in occidente nessuno era più degno agli occhi di Pio II" = Para inetersave te vogla te fuqive prendimore per te marre pjese ne nji kryqezate (mbrojtese ndaj rrezikut te PUSHTUESIT) kunder Otomanve, Pio II bani te qarkullonte ne Europe, me qellim te fuse diskutime, nji leter sulltani Mehmetit te II, me te cilen leter i ofronte zotni turkut - mbasi te konvertohej ne krishterimin romak (pra katolik) - titullin Imperator Romak, per nji titull te cilin ne yte e Pio II ne prendim nuk ishte i denje asnji politikan".
Per ma hollesisht mund ta lexoni ketu ne gjuhen italiane: https://it.wikipedia.org/wiki/Papa_Pio_II

Nuk po zgjatem me hollesina te tjera te perpjekjeve te Papa Pio II per te organizue nji ushtri mbrojtese te Ballkanit kunder Mehmet Pushtuesit, i cili siç e thashe me nelt, kishte deklarue publikisht te fuste kuajt e tij ne Rome tue kujtue se Roma ishte aqe e kollajt si Kostantinopoli. Edhe komunistat ne shekullin e XX menduen ta marrin Romen.

Ne lidhje me Bizantin-Kostantinopolin (Perandoria Romake e Lindjes) qe u detyrue te dorezohej plaçkitjeve dhe dhunimeve te pushtuesve aziatik turq-osman, qe turqit nga pikpamja fetare e quejne çlirim, atyne bizantinve ma mire do ti kishte shkue puna sikur ti dorzoheshin Prendimit dhe keshtu edhe vete Kostantinopoli do te vazhdonte te ishte Kostnantinopol e jo Stamboll. Keshtu edhe historia e Ballkanit dhe e shqiptarve do te ishte krejte tjeter dhe na do te ishim qyshe ateher pjestar te Europes, ne nji kohe qe nji pjese e jona kan ndrrue identitet dhe e kan ne rruezat e gjaut turqizmin. Kjo po i damton shume shqiptart dhe do tu kushtoje edhe ma shume se u ka kushtue deri sot.

Prandej ftoj autorin Doan Danin, ti kethehet inetersit te shqiptarve e jo filise ndaj pushtuesve turq-osman dhe pasardhsve te sotem te tyne. Ne rast te kunder ai ban nji pune shume te damshme ANTISHQIPTARE .

Submitted by Filip SCUTARI (not verified) on

Sa per informim, per ju zoti TEDESCHINI (gjermani), autori Doan DANI, nuk eshte shqiptar. Mangesi e madhe kjo, per ju qe keni DIJENI TE PA FUNDME.
E dyta, ju, qe po ju qan zemra per Shqiperine, nuk jeni Shqiptar, dhe si i tille, mos u mundo te trillosh kendervenie, me pretendimin se po jepni ndonje arsyetim origjinal, qe ne te vertete, eshte thjesht nje montazh mendimesh te tjereve. Deri ketu asgje te re nuk keni thene.
E treta, ketu, ne Shqiperine tone, (jo t'uajen zoti Gjermani), i eshte thene STOP, EKSPANSIONIT Turk, drejte Europes, nga i madhi yne Gjergj Kastriot SKENDERBEU, mbasi ne ishim EUTOPIANE, e jo turq, sikunder thoni ju.
Mos u mundo te akuzosh, shqiptaret, ku ju banoni, per me teper qe nuk jeni shqiptar, duke perfituar toleranca, nga edukatame trasheguar dhe toleranca jone fetare, qe nuk kane nevoje per komente, gje qe jane tregues CIVILIZIMI, qe edhe vendet me te zhvilluara europiane, nuk i kane keto virtute tonat, qe ju, si bukshkale, mundoheni te na nenvleftesoni.
Meqenese jeni i merzitur, nga ky popull dhe nga ky vend, shkoni andej nga e keni origjinen dhe te shikoni a do te mbijetoni dot, apo do te dilni ne rruge per te lypur, ku edhe do t'ju zene me shkelma neonazistet, e turlilloj vesesh qe kane tedeschinet t'uaj.
Mendohu mire kur te flasesh per ne Shqiptaret. Qenkeni njeri i pa fytyre, mosmirenjohes dhe bukeshkale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.