Robotë seksi me imazhin e një 12 vjeçareje. Tregëti mbi pedofilinë

Postuar në 17 Mars, 2016 00:16

Kompania kineze “Shengyi” ka nxjerrë në shitje një kukull – robot me pamjen e një vajze 12 vjeç për një çmim prej 770 stërlinash britanike. Roboti në fjalë është pjesë e argëtimit seksual dhe fakti që kompania ka menduar të hedhë në treg imazhin e një vajze, ka provokuar reagime, shkruan britanikja “The Sun”. Robotët e seksit që imitojnë pamje fëmijësh, apo vajzash të vogla, janë kritikuar në rrjetet sociale si nxitëse të pedofilisë, ose lodra seksi të pedofilisë.  Pavarësisht nga ngjyra e flokëve dhe e lëkurës, të gjitha vijnë nën interesin tregëtar të “robotëve të vegjël për meshkuj”. Ja sesi e përshkruan kompania me seli në Guandong: “Kjo kukëll e vogël seksi prej silikoni është skicimi ynë unik për tregun në vitin 2016...”. Duket se Perëndimi ka mbetur i vetëm në diskutimin dhe mbrojtjen e një etike dhe morali në marrëdhëniet e biznesit, që në Lindjen aziatike, ku tregëtimi dhe nxjerrja e të miturve në punë apo për shfrytëzim seksual, duket se as që mendohen si probleme.

 

http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/news/7004428/Outrage-as-sex-robot-m...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.