Llalla merr në dorë dekriminalizimin: Arrestimet e politikanëve do varen nga hetimet

Postuar në 18 Mars, 2016 11:51

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rikonfirmuar edhe njëherë nga Elbasani se procesi i dekriminalizimit të sferave më të larta të shtetit shqiptar do të vazhdojë. I pyetur nëse do të ketë emra konkretë politikanësh, pushtetarësh, apo deputetësh ai u përgjigj. "Tashmë sapo kemi krijuar strukturën e posaçme dhe javën që vjen nis procesi verifikimit. Të tjerat varen nga rezultatet e hetimeve". Lalla u shpreh se ndryshimet u bënë në ato prokurori ku u konstatuan problematika dhe se prokurorët e larguar ishin koshientë ndaj dhe dhanë dorëheqjen. Sipas tij ndryshimet ishin krejt normale dhe në funksion të organizimit të punës dhe të rifreskimit të stafeve.
Lalla tha se në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj janë marrë në konsideratë aftësitë e tyre profesionale. Ne zgjodhëm prokurorët më të përshtatshëm nënvizoi Llalla
Prokurori i përgjithshëm ishte në Elbasan me rastin e fillimit të ndërtimit të Prokurorisë së këtij rrethi. Me këtë rast au u shpreh para prokurorëve se do të krijohen të gjitha kushtet optimale për të cilësinë dhe shpejtësinë e hetimeve në mbarë vendin.

Comments

Submitted by I urti (not verified) on

Ne rast se ngeli puna e dekriminalizimit ne dore te Llalles, e mori dreqi kete pune.
Pse deri tani, Llalla, c'fare kishte ne dore, mor kishte ne dore celesat e kashtes ?
Pse nuk veproi deri tani, kush e pengoi, kush e frenoi, kush ja mblodhi, kujt ja ka friken, kush i di ndonje te fshehte dhe ky i ka friken dhe nuk vepron ? ? ? dhe shume e shmue pse te tjera per zotin Llalla, dhe per kedo qe eshte pas tije ne Prokurori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.