Fotolajm/Teatri "solidar", po Nënë Zylja çfarë mendon?!

Postuar në 12 Mars, 2016 18:48

E moshuara u bë e njohur pas gjobës që i vuri bashkia e Tiranës. Reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale aq sa solidarizuan edhe vetë kryetarin e bashkisë dhe kordinatorin e Partisë Demokratike që nuk humbën rastin t'i gjendeshin pranë Nënë Zyles/

Erion Veliaj:

Me nënë Zylen në ...treg!

Një qytet i mirë ka vend për të gjithë, edhe për ambulantet edhe për banorët! Të parët me tregje higjenike jo në rrugë, të dytët me trotuare e shkallë të lira për në pallat! I vendosur që Tirana të mos jetë pazar mesjetar, por secili të ketë mundësinë për tregti e banim pa penguar tjetrin.

 

Ervin Salianji:

Qeverisje pa mend, por edhe pa shpirt!

Bashkë me një grup miqsh shkuam në fshatin Mazrek për të kërkuar dhe ndihmuar modestisht Nënë Zylen. Shqipëria solidare është Shqipëria që ndihmon të dobëtit, që këshillon kur gabon për mbijetesë

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Te ishin gjalle Spiro Comora apo Ruzhdi Pulaha, do te kishin nje subjekt te shkelqyer per te shkruajtur nje komedi te jashtezakonshme, duke vene ne dukje mencurine dhe humorin e holle popullor qe me zgjuaresi vuri ne loje administraten e policise bashkiake, kryetarin e Bashkise per t'u treguar masovik, si dhe KRICLLEQET e PD, me idiotin Salianji si ligetyre e fabrikes ku ai punon, per te krijuar avantazh politik, qe me veprimet e tija, ne vend te vetullave, nxorri syte.
E gjithe kjo, nga nje plake fshatare, pa asnje gram shkolle, por qe eshte e zgjuar dhe te jep uje ne bisht te luges.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.