Pronat e komuniteteve fetare, 236 dosje ende pa u trajtuar

Postuar në 10 Mars, 2016 14:37

Për pronat e komuniteteve fetare dhe legalizimin e objekteve në tokat që u përkasin atyre, do të ngrihet një grupe i posaçëm pune. Janë 236 dosje që do të trajtohen nga ALUIZNI dhe Agjencia e Kompensimit të Pronave. “172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë, gjatë viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit”, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Bie në sy mungesa e komunitetit ortodoks, që është ndër më të pasurit në prona. Por komunitetet fetare kanë qenë pjesë e problemit kur vjen puna te ndërtimet pa leje. “Në 10 vite janë legalizuar 30 objekte fetare, të identifikuara kemi 957 objekte kulti që kanë bërë vetëdeklarim për t’u legalizuar. Ka një numër objektesh fetare të padeklaruara”, u shpreh Artan Lame. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.