Rreth 1 milionë qytetarë janë pajisur me karta shëndeti

Postuar në 14 Shkurt, 2016 11:42

Pajisja e qytetarëve shqiptarë me karta shëndeti duket se ka ecur mirë. Sipas Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor deri më tani janë pajisur me karya shëndeti 941 mijë e 954 qytetarë. “FSDKSH bën me dije se vetëm për periudhën 05 janar – 11 shkurt 2016, janë shpërndarë rreth 249,528 karta shëndeti, në të gjithë Shqipërinë, për të gjitha kategoritë përfituese të skemës së sigurimit shëndetësor, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692,426 karta shëndeti. “Kategoritë që deri më tani kanë me numrin më të madh të kartave aktive të shëndetit janë fëmijët nga 0 – 12 muaj me 15,666 karta, fëmijët nga 1-18 vjeç me 108,550 karta, të papunë/punëkërkues me 59,928 karta, të punësuarit me 105,883 karta, studentët me 24,109 karta dhe pensionistët me 250,495 karta shëndeti aktive”, sqarohet në njoftimin e FSDKSH-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.