Cruz dhe Clinton, fitues në Iowa

Postuar në 02 Shkurt, 2016 11:54

Me një rezultat surprizë Ted Cruz, fitoi betejën e parë mes republikanëve për zgjedhjet presidenciale. Kur ka mbetur edhe shumë pak deri në rezultatin përfundimtar në provën e Ajoas, Cruz ndodhet në vendin e parë me 28% të votave , duke lënë pas kandidatin kryesor, miliarderin Donald Tramp, i cili u ndal 24% të votave. Politika e tij nacionaliste, duket se ka shërbyer pak, pasi Tramp rrezikoi të kalohej në këtë votim edhe nga Senatori Marko Rubio, i cili u rendit i treti me 23%.

Në kampin demokrat rezultati është pothuajse i barabartë. Ish-Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton dhe Senatori i Vermontit Berni Sanders, u ndanë me një rezultat të ngushtë, 49.8% për Klinton dhe 49.6% për Sanders. Përmes një deklarate për shtyp, ekipi i fushatës zgjedhore të ish-Sekretares së Shtetit njoftoi fitoren ne Ajoua.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.