Akuza e Kokëdhimës për ish-kryeministrin

Postuar në 30 Janar, 2016 00:29

Dje u zhvillua takimi i grupeve të punës për reformën në Partinë Socialiste për qarkun Vlorë dhe Gjirokastër, ku kanë folur edhe kryetari i saj, Edi Rama, si dhe deputeti Koço Kokëdhima, koordinator për qarqet në fjalë. Kokëdhima është një ndër njerëzit më të akuzuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike, që kanë nisur ta cilësojnë qeverinë, jo më si qeveria Rama-Meta, por si qeveria Rama-Kokëdhima. Përtej këtij dueti polemizues të njohur, ka një farë interesi publik, akuza që Kokëdhima ka bërë dje në adresë të Berishës për abuzimet në kohën e qeverisjes së tij me tokat në Bregdet. Kokëdhima jep shifra të jashtëzakonshme, që sipas tij janë verifikuar nga hetimi dy vjeçar që ka bërë qeveria aktuale. “Gjatë viteve 2014-2015, qeveria jonë hetoi titujt e pronësisë në bregdetin e Jonit. Ky është një premtim elektoral tanimë i përmbushur ndaj popullit të qarkut të Vlorës. Në përfundim të këtij procesi u vërtetuan 10 850 ha tokë shtetërore të vjedhura me mashtrime e falsifikime nga sekserët e familjes dhe oborrit të Saliut. Këto sipërfaqe kanë një vlerë të përgjithshme tregu prej  3 miliardë eurosh. Taskforca e qeverisë i ka bllokuar në hipoteka dhe Avokati i Shtetit ka bërë paditë penale e civile. Një sërë procesesh ligjore janë hapur. Sigurisht që organet e drejtësisë kanë përgjegjësinë  të madhe për t’ia kthyer shtetit shqiptar këtë pasuri. Ato mund të bëjnë atë që kanë bërë shumë gjykatës në të shkuarën e afërt dhe të bashkëpunojnë me kriminelët për të mos ia kthyer shtetit këto terrene. Ky do të ishte një krim i rëndë kundër shtetit. Do të doja t’u bëja thirrje organeve të shtypit dhe gazetarëve të Shqipërisë të trajtojnë me përparësi këtë megainformacion dhe këto skandale ku janë përfshirë Saliu dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të Shqipërisë dhe të marrin në mbrojtje interesat e qytetarëve e të shtetit shqiptar”, tha ai(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=380929).

Kjo është një akuzë shumë e rëndë, e cila do trajtuar sidomos në planin ekonomik. 11 mijë ha të bllokuara dhe me probleme, do të thotë pezullim për një kohë të gjatë i investimeve serioze në Bregdet. Nuk dihet nëse do të ketë kallëzime të nivelit të lartë, pasi përndryshe kjo që thotë Kokëdhima do të mbetet në kuadrin e luftës politike dhe asgjë më shumë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.