“Unë kam një ëndërr” sipas modelit Erion Veliaj

Postuar në 20 Janar, 2016 12:01

Gjatë fjalës së tij në konferencën e donatorëve “Smart City, Go Tirana”, kreu i bashksië së Tiranës, Erion Veliaj duke iu referuar projekteve që ai ka për ta transformuar qytetin, deklaroi se bashkia ka nevojë për ndihmë në sektorin e transportit publik që sipas tij, të realizojë ëndrrën që edhe të pasurit të hipin në autobusë.

“Ju e dini që kemi pasur shumë debate me transportin publik në Tiranë. Ëndrra ime si kryetar bashkie nuk është ku çdo i varfër eventualisht do blejë një makinë. Ëndrra ime është ku çdo i pasur eventualisht do të hipi në autobus dhe do të përdori transportin tonë publik. Ndaj shumë nga projektet që do të prezantohen sot kanë të bëjnë me parkingjet publike të cilat duam ti bëjmë me një partnetitet publik privat, ashut sic kemi filluar dhe duam të ngremë te tilla- tha Veliaj. Veliaj foli edhe për rrjetin minimal të korsive të biçikletave ku tha se nuk mjafton vetëm një në hyrje të Tiranës, por se ka një ambicje për ta shtrirë këtë projekt në të gjithë Tiranën.

“Ne do të ndërtojmë dy terminale për të cilat jemi të hapur për partenritet publik-privat. Partenritet në terminalet e autobusëve, ose sistemin multi modal. Ne duam gjithashtu që të përmirësojmë shërbimet në Tiranë”- vijoi Veliaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.