Athina përplaset me kreditorët, kundër masave të reja shtrënguese

Postuar në 18 Janar, 2016 11:01

Në Athinë fillon të hënën një tjetër raund negociatash midis qeverisë greke dhe kreditorëve. Këta të fundit përfaqësohen nga ekipet teknike, pasi shefat e misioneve pritet të mbërrijnë ndoshta nga fundi i muajit, nëse do të jenë sheshuar vërejtjet mbi projektin e reformës së pensioneve dhe “vrimën e zezë” në financat publike greke.

Kjo u tha gjatë një një telekonference të zhvilluar në fundjavë, ku kreditorët kërkuan nga Athina më shumë detaje, sa për buxhetin e shtetit, aq edhe për reformën e pensioneve.

Kreditorët vlerësojnë se do të nevojiten kursime të reja gjatë vitit 2016, me qëllim që të mos rrezikojë kapja e objektivave fiskalë. Madje, Fondi Monetar ndërkombëtar nuk ka përjashtuar që vlera e masave shtesë të arrijë në 1,8 miliardë euro.

Mirëpo pal greke insiston se nuk nevojitet marrja e masave të reja, gjë që do të kishte dhe një kosto të jashtëzakonshme për qeverinë Tsipras, në kohën kur faktikisht pakënaqësia e qytetarëve paraqitet e shtuar. Ministria greke e financave thotë se ka në dorë një kartë të fortë dhe kjo nuk është tjetër veçse ecuria më e mirë nga ç’pritej e të ardhurave publike. U inkasuan 1,9 miliardë euro më shumë nga sa ishte objektivi.

Marrja e masave të reja pritet të jetë pika kryesore e fërkimeve midis Athinës dhe kreditorëve. Por është po kaq i rëndësoishëm edhe projekti për reformën e pensioneve, që ka shkaktuar në mbarë Greqinë reagime mjaft të fuqishme, që pritet të shkallëzohen.

Projekti prej 170 faqesh i qeverisë duket se nuk ka përmbushur as pritshmëritë e kreditorëve.  Dhe kjo rezulton nga një deklaratë e njerit prej funksionarëve të FMN-së, cituar prej shtypit grek, se: “ne kërkuam një lopë, ata na sollën një mace”. Sipas analistëve grekë, kjo frazë dëshmon se FMN merr përsipër mbikqyrjen e reformës në fjalë, me të cilën kushtëzon edhe pjesëmarrjen në programin e tretë të shpëtimit të Greqisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.