Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Postuar në 11 Janar, 2016 10:32

Me 2102 orë pune në vit, punonjësit shqiptarë rrinë shumë më tepër në punë se maqedonasit, amerikanët, gjermanët, francezët dhe mesatarja e vendeve të zhvilluara. Sipas Monitot të dhënat e INSTAT (të publikuara në 2015-n, në bazë të një anketimi të kryer në 2013) tregojnë se Shqipëria ka ndër orët më të gjata të punës në botë, me 2102 orë/vit.
Nga të dhëna krahasuese rezulton se kjo normë është më të lartë se mesatarja e vendeve të zhvilluara prej 1,770 orë në vit.
Edhe në raport me vendet e rajonit, shqiptarët kanë orë më të gjata pune, ku psh në Maqedoni, statistikat zyrtare tregojnë se janë 1,875 orë pune ne vit.
Gjermanët rezultojnë me eficiensën më të lartë ndër punonjës, duke shpenzuar më pak orë pune për të arritur objektivat dhe kryer detyrat e tyre, në sferën profesionale, me vetëm 1363 orë/vit, afërsisht 57 ditë. Ndjekur më pas nga Norvegjia me 1403 orë pune në vit, më pas vjen Hollanda me 1421 orë pune në vit.
Teknologjia lejon punonjësit për të punuar nga shtëpitë e tyre ose në vende satelitore (jo në pronësi të punëdhënësit), duke eleminuar ose reduktuar kohën që udhëtojnë kryesisht në zonat e populluara.
Së fundmi Suedia u komentua në gjithë botën, pasi vendosi të kalojë drejt një standardi të ri të punës 6 orëshe në ditë.
Ndërsa ka orët më të gjata të punës, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqisë blerëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.