Shpresa e qeverisë/Hartë dixhitale kombëtare për zgjidhjen e mbivendosjeve të titujve të pronësisë

Postuar në 09 Janar, 2016 13:01

Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mendon se një rrugë për zgjiedhjen e mbivendosjes së titujve të pronësisë në Shqipërië është krijimi i një harte dixhitale të pronave. Në një prononcim për “shqiptarja.com”, Manjani shpjegon se po “punohet për një hartë unike kombëtare dixhitale”, e cila evidenton mbivendosjet, të cilat sipas ministrit kur konstatohen do të zgjidhen “nga grupet që do të shkojnë në terren të bëjnë matje”. Nisma është shumë pozitive, pasi ndihmon shumë në një situatë kaosi. Por pikëpyetjet mbeten, pasi shumë mbivendosje janë krijuar nga vendimet e njësive vendore, apo edhe vendime gjykatash dhe në kësi rastesh matja nuk bën punë. Nga ana tjetër duhet sqaruar se çfarë të drejtash ka një grup pune në këtë rast, kur përballja mund të kërkohet të zgjidhet në proces gjyqësor. 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Deri sa po fut hundet Manjani, qe eshte komplet i paafte, kjo puna e hartave dixhitale, kam pershtypjen se do t'a ngaterroje me teper problemin e m ivendosjeve nga sa eshte i ngaterruar.

Submitted by Latif SHEHU (not verified) on

Sic duket, edhe Manjani do te beje ndonje tender, per harten dixhitale, sepse sa ka filluar, dhe i duhet ndonje lek , se eshte i pa zene.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.