Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë shpërthen kundër Shtetit Islamik

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 19:34

Kreu i bashkësisë fetare të Maqedonisë gjatë një simpoziumi për tolerancën fetare në Tiranë ka shpërthyer kundër përgjithësimeve për shqiptarët myslimanë si përkrahës të Shtetit Islamik nisur nga disa rastet e besimtarëve që i janë bashkuar Shtetit Islamik.
“Gjithmonë e kemi kundërshtuar fuqimisht se për shqiptarët nuk ka vend të gjendet në frontet e pakuptimta të çmendura siç është ajo Bogota dhe sot e kësaj dite e Sirisë dhe Irakut, unë me plot përgjegjësinë time betohem përpara jush dhe tërë botës se shtet islamik nuk ekziston ato janë celulat më të fëlliqura terroriste. Ka prej të gjitha feve në atë strukturë ajo është struktura kriminale, e çmendur strukturë që llogariten lirisht armiqtë e njerëzimit, kulturës dhe civilizimit”, tha Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi.
Sipas tij mazhi i harmonisë fetare në Shqipëri nuk duhet të prishet nga shqiptarët që u bashkohen celulave terroriste në Siri dhe Irak. Përfaqësues të Kishës Katolike dhe Kryegjyshi botëror të Bektashinjve, Edmond Brahimaj i mëshuan idesë se është gabim të thuhet se në Shqipëri ka tolerancë fetare, dhe se termi më i përshtatshëm është harmonia fetare si vlerë e bashkëjetesës.
“Kryegjyshata botërore ka bashkëpunuar me të gjitha komunitetet fetare në vendin tonë. Siç e patë edhe ngjarjen në Paris, 4 komunitete fetare treguan përpara botës të moderuar që shqiptarët kanë dashuri dhe jetojnë si vëllezër siç e tha dhe Papa Francesku i cili tregoi dhe njëherë se këtu ka vëllazëri”, tha Baba Mondi, Kryegjyshi botëror i Bektashinjve.
Forumi “Imazh dhe media” ka shpërndare gjatë këtij simpoziumi dhe disa çmime me motivacionin “Imazhi shqiptar ne harmoninë fetare”. Ky forum i ka akorduar çmim arqipeshkvit të ndjerë imzot Rrok Mirditës. Gjithashtu me po të njëjtin motivacion i janë akorduar çmime kryegjyshit botëror të bektashinjve, kreut të bashkësisë fetare në Maqedoni si dhe përfaqësuesit të ortodoksëve, At Nikolla Marku.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.