Lajmet jo vetëm lexohen, por edhe përjetohen

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 14:40

Mbrëmë familja kryeministrore ka shtruar një darkë për gazetaret femra, një ndarje gjinore kjo e zgjuar për të nikoqirisur opinionin. Idea është e thjeshtë dhe gati humanitare: edhe në fushën e gazetarisë, femrat mund të sjellin ndryshimin për mirë. Dhe siç raportohet, znj. Linda Rama ka folur, si femra femrës ndoshta, për problemin që po përfaqëson media, blogjet dhe gazetarët për humorin e përgjithshëm të shoqërisë. Sesi fjala që përhapet prej tyre ndikon të gjithë, e sigurisht, edhe kryeministrin tonë të dashur e sensibël.

Thotë Linda Rama: “Kam filluar të besoj se i gjithë humori i ditës së njerëzve në kafenenë e vogël tek rruga e punës time, ku pi prej 15 vitesh me të njëjtët miq kafenë time të mëngjesit, do të përcaktohet nga fakti se si janë gdhirë ata që sot janë të kudondodhur nëpër studio, blogje, gazeta. Të cilët edhe kur nuk janë aty, mjafton të teshtijnë në profilin e tyre, dhe fap, shfaqen kudo ku është e mundur të na shfaqet lajmi që duan të na japin apo mendimi dhe përjetimi që duan të na tregojnë: jo vetëm në televizor, por edhe në tavolinë, në çantë, në xhep, përmes telefonit që lajmëron se dikush erdhi pa pyetur, drejt e në jetën tënde. Ma thoni ju nëse e mendojnë gjatë apo shkurt, efektin që fjala ka në mendjet apo botën emocionale të atyre që e dëgjojnë. Por përshtypja ime është se e vetmja gjë që me siguri mendojnë, është që fjala e lëshuar të bëjë sa më shumë efekt negativ tek ne, në raport me dikë, apo me disa të tjerë”.

Natyrisht që fjala ka ndikim. Natyrisht që edhe puna e gazetarëve nuk është ajo që duhet të ishte. Ka tendencë, ka anësi, ka gabime. Por fjala nuk mund të ndikojë aq sa ndikon vendimi që marrin institucionet, qeveria, e cila vetëm gjatë vitit 2015 ka ecur si në rally. Varfërinë dhe papunësinë nuk e shpikin gazetarët, problemet nuk amplifikohen rrugës; ato janë aty dhe po rëndohen. Po rëndohen sidomos kur shihet luksi prej nga ku mbahen ligjërime të tilla. Meqë jemi te fjala vlejnë edhe disa konsiderata për këtë sjellje fare pa takt që zhvillon familja në fjalë: vitin e kaluar kryeministri shtroi ballon për mediat dhe me pabesinë e tij karakteristike, i parapriu asaj me një varg rromuzesh dhe mesazhesh cinike krejt të pavenda. Mbrëmë ishte radha e zonjës të mbante leksionin e vet, për të na kujtuar ndoshta delikatesën njerëzore që qëndron pas “burrit të fortë” të shtetit shqiptar. Është fare pa vend kjo "pedagogji morale": në tavolinë njerëzit flasin miqësisht, nuk u jepet porosia, as edhe kritikohen. Sidomos kur listën e të ftuarve e ke bërë vetë. Po me sa duket kjo kërkesë për 'paqe' me mediat dhe nga mediat, është shenja e mirë se kryeministri është lexues i rregullt dhe madje i përjeton shkrimet si adoleshentet e provincës romanet e Stendalit.

Comments

Submitted by Mart LEKA (not verified) on

Cifti i lumtur. Si tek filmi me te njejtin titull. E gezofshi RININE.

Submitted by The spin himself (not verified) on

Ata nuk duhen shqetesuar .Ata jane te perulur ne diskurin me gazetare. Ata mire kuptojne kritiken dhe reagojne me mencuri ndaj saj, pa nervozizem, pa mllef, pa fyerje personale, pa sulme verbale .Ata jetojne ne varferi , ne nje bunker betoni ne surrel, nuk u jane dashur hic leket e kokedhimes, xhillarit, tan leprit, carapulit, papulit, Tom doshit, sterkajt, manes etj. Ata jane te pushtetshen dhe ne krye te kupoles. Gjithe kete hall qe kane nuk mund t'ja u trazoni neper portale. Kush jeni ju ne fund te fundit. Edi di cben. Ja psh po ben shtet . Ilirin e ka aleatin me te pershtatshem per te bere shtet. Le pastaj ministrat me radhe; Fanatike te mos shperdorimit te ligjeve . Prukurimet e drejtperdrejta e klienteliste vetem sa e forcojne shtetin, tregun , biznesin e ndershem. Tenderat e beqajt, Ahmetit, Gjiknurit etj shndrisin nga pastertia ligjore e shtetit te ri. Reformat henriciliane te arsimit ju nuk I kuptoni. Luften kunder informalitetit me biznesin e vogel mos prisni ta bejne edhe ndaj bisnesit te madh . Ata jane e duhet te mos preken per kauza te medha qe ju nuk I kuptoni. Media? Per here te pare ju eshte kerkuar transparence e plote. Nuk ka me evazion, nuk ka pune ne te zeze, nuk ka gazetare te papaguar edhe pse , per kete te fundit merret si shembull pozitiv koco kokedhima qe vite te tera nuk jepte rrogat e bukes te gazetareve pa u intimiduar e perulur prej tyre por vetem ne sherbim te leksionit te madh qe koco na jep per vite : SI te behemi milionere. . Ndersa ylli ndroqit ju fal me te drejte godina publike qe mbante me qerra te kinostudio. Sandri eshte izoluar totalisht. Ai mori pergjigjen e merituar nga shteti i ri. Shtetin e vjeter ai e kishte rrjepur barbarisht. Kishte dhunuar edhe opoziten me anshmerine berishiane te lajmit. Jo me. Koha e Sandrit dhe e "te fala sandrit" mbaroi njehere e mire. Mbaroi njehere e mire dhe koha e Mero Bazes. Ketij eminence famekeqe te te gjithe kryeministrave. Ketij shpifesi qe ushqehet me lincimin qe i ben atyre prej te cileve kerkon te perfitoje. Jo. Edi Rama nuk eshte Sali Berishe. Kur Mero nuk i hap telefonin ai shqetesohet shume dhe i lutet me miresjellje qe te shkoje ne zyren e tij dhe ti tregoje kryeministrit shtetar se cfare e ka lenduar Meron qe nuk i pergjigjet Kryeministrit te tij kaq gjate. 2 Jave? Por kjo nuk do te thote qe kryeministri i trembet gjuhes te Meros. Jo. Kryeministri ne kete rast e te tjera si keto perpiqet te jete i perulur dhe mbi ta per te treguar se sa shume e do fjalen e lire dhe se sa shume i respekton barazisht gazetaret e fjales se lire. E ju keni kurajon te merreni me Kryeministrin dhe SHTETIN e tij. Edi Rama, Kryeministri jone, ky kaltolik i shkolluar, ky artist i lire qe politiken e zhgaravit e ngjyros po aq bukur sa artin ka edhe edhe nje formim ligjor e ekonomik te pashembullt ndaj dhe suksesi I ekonomise eshte I pakthyeshem por do te presim te rrenohemi teresisht njehere se keshtu jane etapat qe na sugjeron Koco Kokedhima. SI mund ta dyshojme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.