Nishani kundër emërimit të këshilltares së Bushatit për ambasadore në OSBE

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 10:55

Presidenti Nishani, nuk do ta dekretojë Ravesa Lleshin, kandidaten e propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si ambasadore në OSBE. Këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Ravesa Lleshi, është propozuar fillimisht nga Bushati në muajin shkurt të 2015-s, për të zëvendësuar ambasadorin e asaj kohe në detyrë, Spiro Koçin.

Por asokohe kreu i shtetit e ka refuzuar këshilltaren e Bushatit, duke thënë se nuk mund të zëvendësohej një ambasador karriere me persona që janë jashtë sistemit diplomatik.Sipas gazetës Panorama, Lleshi nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës dhe për këtë arsye pritet të refuzohet nga Presidenti.

Por pas ndryshimit të projektligjit të shërbimit diplomatik dhe heqjen e kufirit të emërimeve nga jashtë karrierës diplomatike, emri i këshilltares së Bushatit është dërguar sërish për dekret te Presidenti. Kësaj radhe edhe për shkak të dorëheqjes së ambasadorit Spiro Koçi.

Ky i fundit u kthye në atdhe pa pritur urdhrin e Presidentit, për shkak se Ministria e Jashtme i ka ndërprerë marrëdhëniet financiare. Ambasadorit në detyrë iu ndalua paga dhe nuk iu pagua qiraja e banesës në Vjenë, çka e detyroi atë të kthehej në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.