Kodheli: Kemi filluar punën për tërheqjen e medaljeve të xhelatëve

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 12:18

Ish-kryeministri Berisha propozoi në parlament miratimin e një projektrezolute për tërheqjen e dekorimeve të ish-funksionarëve të regjimit, nisur nga medalja e dhënë për Shyqyri Çokun, torturuesin e At Zef Pëllumbit.

Në kundërpërgjigje, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se qeveria ka filluar punën për tërheqjen e medaljeve dhe ndryshimin e ligjit për statusin e veteranit. “Ne e kemi filluar punën për tërheqjen e medaljeve të dhëna padrejtëisht, për shkak të vendimeve të marra 20 vjet më parë. Do ta vazhdojmë këtë gjë sepse nuk mund të kemi mbi kurriz një faj të një natyre që nuk na takon.

E kemi filluar këtë punë dhe këtë e bëjmë pa pasur frikë edhe përmes ndjesës, të cilën duhet ta kishit kërkuar vite më parë kur nëpërmjet këtij komisionit të ngritur në vitin 1994, duke u dhënë jo vetëm këtyre xhelatëve një status të caktuar, status që I bënte këta njerëz të përfitonin pesione të veçanta”-deklaroi Kodheli në parlament. Kodheli tha se i ka shtuar kryeministrit propozimin për ndryshimin e VKM-së dhe ligjit të vitit 94 me qëllim pastrimin e listave nga kjo kategori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.