Update/Si u arratis Arnoldi nga Rinasi dhe reagimi qesharak i policisë

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 11:19

Një i dënuar për tentativë vrasje ka mundur t’i shpëtojë mbrëmë policisë së Rinasit. Ai është Arnold Canameti. Ky person ishte ekstraduar nga Franca, për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit të tij në mungesë. Por me të mbërritur në Rinas ai është arratisur. Policia e Rinasit ka tentuar ta mbajë të fshehtë arratisjen, në përpjekje për të mbuluar skandalin. Forca të shumta janë angazhuar mbrëmë me urgjencë për të kapur të arratisurin dhe për të mbyllur skandalin. Lapsi. al raporton se Canameti është sjellë me pranga në duar nga Franca dhe mënyra se si ka mundur të largohet është ngre pikëpyetje të shumta. Një hetim ka nisur për këtë çështje dhe hetuesit po shohin edhe kamerat e sigurisë së aeroportit. Canameti ishte mes 20 personave të tjerë të ekstraduar nga Franca për shkaqe të ndryshme dhe iu dorëzua autoriteteve policore shqiptare bashkë me ta.

Akoma dhe më qesharak është reagimi i policisë që arrestoi dy persona që shoqëruan gjatë largimit nga Rinasi Canametin. Sipas saj autoritetet shqiptare policore nuk kanë patur dijeni paraprake për kthimin e 20 vjeçarit me këtë avion. “Gjatë shoqërimit të të deportuarve nga avioni në drejtim të godinës së përpunimimit të shtetasve, pikërisht kur ka zbritur nga mjeti transportues, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së shërbimeve të policisë Canameti ka mundur të largohet në drejtim të daljes nga rrethimi i aeroportit, ku është pritur dhe shoqëruar nga Hysa dhe Ndoi”-thuhet në njoftimin e policisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.