Epilogu i aferës CEZ - Kush është HAJDUTI?

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 22:39

Media publikoi të dhëna se studio e avokatisë e zgjedhur nga shteti shqiptar kishte të dhëna për përfshirjen e një ish-kryeministri në afera korruptive me CEZ

Media doli në përfundim se Ilir Meta qëndronte pas aferës CEZ dhe ishte përfshirë në përfitime për mbledhjen e borxheve me kompaninë e Kastriot Ismailajt

Kryeministri dhe qeveria heshtën dhe lanë që debati të konsumohej vetë

Qeveria reagoi pas disa ditësh përmes një njoftimi se studio e avokatisë nuk kishte përmendur Ilir Metën

Opozita akuzoi Ilir Metën se i korruptuar dhe i përfshirë në çështjen e mbledhjes së borxheve

LSI-ja hodhi dyshimet se dokumentacioni kishte dalë nga ministritë e Damian Gjiknurit dhe Arben Ahmetajt

LSI-ja nxori në publik faktin se kishin qenë disa kompani që mblidhnin borxhet e CEZ

LSI-ja nis lojën politike duke bërë diversion për një marrëveshje Basha-Rama

Aludohet se një kompani e mbledhjes së borxheve, me kontrata të favorshme qëndronte afër ish-kryeministri Sali Berisha

Dalin në media gjoja përgjimet dhe gjoja shantazhet

Sali Berisha ndërron kursin dhe flet për aferën e vjedhjes së parave të shqiptarëve me Marrëveshjen e Mirëkuptimit me CEZ firmosur nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri

LSI-ja aprovon këtë kurs dhe përforcon faktin se hetimi për CEZ duhet të jetë i plotë, që nga privatizimi

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë çeku Janez Kopac flet për një marrëveshje të Edi Ramës: Mirëkuptim me CEZ në këmbim të statusit të vendit kandidat

Edi Rama del nga vrima e preferuar e heshtjes për të deklaruar se marrëveshja me CEZ e shpëtoi Shqipërinë nga Vaterloja e financave në Arbitrazh

PS-ja akuzon për korrupsion në privatizimin e CEZ në vitin 2009. PS-ja dhe qeveria akuzohen për korrupsion në rishtetëzimin e CEZ

Kontrolli i Lartë i Shtetit publikon të dhënat e auditit: Edi Rama dhe Damian Gjiknuri kanë falur 472 milionë euro për të lënë CEZ të largohet

Opozita dhe Sali Berisha bëjnë llogaritë sa milionë u është dhënë nga CEZ Damianit dhe Edit për nderin e madh

Damian Gjiknurin e zë frika: deklaron në Parlament se marrëveshja ishte vendim qeverie dhe votë nga Parlamenti

Edi Rama ja merr “këngës partizane”: Deklaron se Damian Gjiknuri do të hyjë në Histori me marrëveshjen që bëri

LSI-ja hesht...

Opozita kërkon hetim ndërkombëtar tërësor.

Edi Rama nis vizitat e sabahut dhe të mbrëmjes në zyrën e Ilir Metës.

Edi Rama vazhdon vizitat: siç hyn ashtu del

Opozita dorëzon nismën për hetim ndërkombëtar tërësor. Kujtesë: Janë vetëm 472 milionë euro për të hyrë në Histori

LSI-ja duket si qengji i të gjithë kësaj pune. Abstenon për hetimin ndërkombëtar. Vetëm Ilir Meta voton pro

PS-ja, deputetët e saj e ça janë aty brenda flasin për sovranitet në hetim.

Votë kundër në komisione për hetimin ndërkombëtar

Vazhdon pallavra e sovranitetit ndërkohë që në reformën e drejtësisë flitet për gjykatës e prokurorë të huaj

Rrëzohet në Parlament hetimi ndërkombëtar. Me gjasë i gëzuar është edhe Sali Berisha

Konkluzion: Fajin e ka media, konkretisht BIRN që përçau liderët.

Pyetje: Kush është më hajdut nga të gjithë këta? 

Autokorrigjim: Kush është hajduti nisur nga kjo që thonë për njëri-tjetrin? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.