Kur fiton huliganizmi. Një tjetër goditje për imazhin e Greqisë (Video)

Postuar në 22 Nëntor, 2015 09:28

Destabiliteti politik që ka shoqëruar Athinën vitet e fundit, duket se i ka dhënë terren një rebelizmi të verbër që shfaqet gjithmonë e më shpesh në shoqërinë greke. Skena të tilla dhune marrin përmasa në ngjarje më vëmendje të madhe publike siç ishte derbi i futbollit të ligës së parë greke mes Panathinaikos dhe Olimpiakos.
Ende pa nisur loja tifozët hodhën fishekzjarre në fushë, duke dhënë shkëndijën e parë të anarkisë që mbizotëroi më pas brenda në stadium dhe jashtë tij.
Huliganë më fytyra të mbuluara dhe kapuçë hynë në fushë duke i "vënë flakën" jo vetëm kampionatit grek, por edhe imazhit të Greqisë. Fatkeqësisht Ballkani po tregon se nuk e ka tejkaluar veten, pavarësisht relacioneve burokratike me Bashkimin Evropian. Zhgënjimi më i madh është kryeministri Cipras, një 40-vjeçar që ushqeu shpresën për një Greqi të drejtë dhe larg përplasjeve me karakter social por që vetëm sa i fryu zjarrit të huliganizmit dhe anarkisë.

Ντου οπαδών στην Λεωφόρο μετά την αναβολή του... by sport24tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.