200 mijë aplikime për të ikur nga Shqipëria? Edhe këta emigrantë me banim në Greqi?

Postuar në 09 Nëntor, 2015 19:07

Qeveria dhe kryeministri i është përmbajtur këto muajt fundit një varianti për azilkërkuesit që nuk e beson njeri: sipas Edi Ramës ata që ikin drejt Gjermanisë janë emigrantë shumica me banim në Greqi. Pa ofruar asnjë dokumentacion apo të dhënë zyrtare për këtë gjë, qeveria ka hequr dorë nga përgjegjësia sepse ajo zbulon dështimin. Mirëpo ka një të dhënë tjetër që rikonfirmon se shqiptarët duan të ikin. Të ikin nga ky vend që ofron vetëm një mundësi reale: që nuk bëhet siç edhe është thënia. Departametni Amerikan i Shtetit ka publikuar të dhënat për aplikimin në Llotarinë Ameriken për vitin 2015. Dhe nga Shqipëria kanë aplikuar 198,625 aplikantë që kanë plotësuar 100 mijë aplikime, personalisht ose si familje. 27 ijë më shumë se viti 2014 dhe 76 mijë më shumë sesa viti 2013. Mos vallë kanë ardhur nga Greqia emigrantë që të aplikojnë për llotarinë amerikane? Ndoshta. Jo më kot Greqia ka nisur edhe një operacion “Fshesa” siç po thuhet këto dy ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.