Ambasadori Lu: Qeveria t’u japë vendorëve paratë dhe pushtetin që u duhen

Postuar në 30 Tetor, 2015 10:16

Ambasadori i SHBA-së thekson nevojën që qeverisjes vendore t’i jepen paratë dhe pushteti i duhur, për të përmirësuar shërbimet dhe për të vijuar reformat në nivelin vendor. Gjatë fjalës së tij në konferencën për qeverisjen vendore, ambasadori Donald Lu tha se qeveria qendrore duhet të investojë drejtpërdrejt tek vendorët, duke mos lënë pa fonde bashkitë e djathta. “E kemi nxitur kryeministrin dhe Ministrin e Financave që tu japin administratave vendore paratë dhe pushtetin që nevojitet për të përmirësuar shërbimet dhe për të vazhduar reformat në nivelin vendor. I kemi kërkuar qeverisë qendrore që të investojë drejtpërdrejt tek qeveritë vendore. Bashkitë duhet të kenë edhe burimin e tyre të financimit, përmes tatimit vendor ose ndarjes së taksave me qeverisjen qendrore.”­ deklaroi ambasadori amerikan.

Ambasadori Lu ka qenë tepër kritik ndaj kryetarëve të bashkive vendore sa i takon mënyrës si i shpenzojnë ata taksat e qytetarëve të tyre. Jo vetëm kaq ka kërkuar nga qeveria vendore të angazhohet për të dhënë fondet dhe pushtetin vendorëve me qëllim që të përmirësohen shërbimet publike gjithashtu shtoi se bashkitë duhet të kenë burimet e tyre të financimit përmes tatimit vendor, ose ndarjes së taksave me qeverisjen vendore. “Nëse keni ardhur me mercedez, duhet të mendoni, nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo e postës, në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni: A do të shpenzoheshin më mirë këto para për mbledhjen e plehrave, apo përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve. Vlerësoj kryetarin e bashkisë së Tiranës i pari që refuzoi Mercedezin e zi të bashkisë dhe në vend të tij mori me qera një Tojota gri të vogël. Shpresoj që të jetë shembull për të gjithë brezin e ri për drejtuesit vendorë”, u shpreh Lu. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.