Një shembull mjedisor i qeverisë: Tender për prerje pyjesh në fshatrat e Përmetit, biznesmenëve nga Laçi….

Postuar në 27 Tetor, 2015 15:04

Në fshatrat e Përmetit ka zbritur një firmë fantazmë që përmes një liçense po pret drurët shumëvjeçarë të Grabovës dhe Argovës. Sipas raportimit të News 24, një firmë ka fituar tenderin e organizuar nga drejtoria pyjore e Qarkut Gjirokastër, për një sipërfaqe pylli 65 ha, duke rrënuar një pasuri të mbrojtur me sakrifica nga vetë banorët.  Kryeplaku i Grabovës Koço Hormoviti ka pohuar se “biznesmenë nga Laçi që as i njohim e as e dimë se ç’janë, vijnë dhe po shfarosin pyjet, me tenderat e ish kryebashkiakut Bujar Ibrahimi. Qeevria thotë se po mbron pyjet, por po i pret pyjet”.

Drejtoria Pyjore E Gjirokastrës nga ana e saj ka deklaruar se tenderi është dhënë vetëm për drurët lis e shkozë mbi 25 vjeçarë, që krijojnë lastarë dhe janë në gjendje të rigjenerohen vetë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.