“Ke marrë 1 mijë e 500 euro për një vend në Këshillat Bashkiakë”

Postuar në 27 Tetor, 2015 09:17

“Ke marrë 1 mijë e 500 euro për një vend në Këshillat Bashkiakë”.Kështu citohet t’I ketë thënë deputeti Astrit Veliaj të deleguarit të Partisë Demokratike në Berat, Fatbardh Kadilli. Në analizën e degës lokale të kësaj partie, ku ishin të pranishëm edhe deputetët, Spaho, Bozdo e Genc Pollo ka patur akuza të drejtëpërdrejta për sekretarin e burimeve njerëzore në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli për rryshfet me përzgjedhjen e anëtarëve për Këshillat Bashkiakë.

I kontaktuar nga gazeta “Shqip” deputeti Astrit Veliaj ka konfirmuar debatet duke thënë se  duhet të jenë njerëzit e ngarkuar nga Partia Demokratike të parët që duhet të japin llogari për rezultatin e zgjedhjeve lokale. “Unë u ngrita atje duke I thënë që llogaridhënia duhet të fillojë nga ana juaj dhe më pas të kalohet në llogaridhënien e punës së gjithë strukturave të PD-së dhe njerëzve të saj që u angazhuan në zgjedhje.  Duhet matur kredibiliteti I ço njeriu, kush ka future në Partinë Demokratike njerëz nga e majta, kush ka paguar para deri në 1 mijë e 500 euro për një vend këshilltari bashkie, gjë që është e papranueshme dhe ky ka qenë debate atje”-është shprehur Veliaj. Ai tha se në mbledhje nuk u vendos asgjë, pasi si gjithmonë kryesia nuk jep sqarime për gjerat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.