Nga 1 Janari rriten akciza, taksa e tokës dhe renta minerare. Cani kishte premtuar mosprekje të nivelit të taksave

Postuar në 25 Tetor, 2015 09:32

Pak javë më parë ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se vitin që vjen nuk do të ketë rritje taksash, por mesa duket gjithçka për konsum mediatik, pasi në Shqipëri gjërat harrohen shpejt. Renta, akiciza dhe taksa e pronës do të rriten nga 1 Janari 2016.

Gazeta “Panorama” raporton se në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar mbajtur të shtunën nën kryesimin e kryeministrit  biznesit i është kërkuar të mos komentojë në media derisa sa të përfundojnë diskutiumet për paketën e re fiskale.Nga sa mësohet janë të paktën 3 taksa që do të pësojnë rritje, akciza për birrën e prodhuar në vend do të rritet me 11 përqind, ndërkohë që do të ulet me 14 për qind akciza e birrës së importit.

 Një tjetër taksë që është propozuar nga ministri Financave, Shkëlqim Cani është taksa e pronës, e cila do të ndahet në katër gategori dhe tarifat do të shkojnë nga 1600 deri në 5560 lekë në vit. Po ashtu është propozuar edhe rritja e rentës minerare, pasi të ardhurat nga ky zë kanë rënë ndjeshëm gjatë këtij viti. Paketa e re fiskale do të përfshijë edhe një taksë 1 euro ose 140 lekë për shtrat hoteli, ndërsa është në diskutim ulja në 10% e TVSH-së për turizmin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.