Parlamentarët e NATO-s “njohin” Kosovën. Në Prishtinë do mbahen takime të Aleancës

Postuar në 12 Tetor, 2015 20:11

Ndërkohë që presidenti i Serbisë Nikoliç e pranuar sot hapur se populli dhe shteti serb duhet të bjerë në një konsensus për çështjen e Kosovës, duke nënkuptuar njohjen finale, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko ka dhënë një lajm të mirë. Sipas Majkos, tani e tutje Asambleja Parlamentare e NATO-s do të mbajë takime edhe në Kosovë. Kjo, për arsye se

për herë të parë  kjo asamble ka futur në kalendarin e veprimtarive të veta Kosovën si vend pritës. Në Prishtinë (në nëntor 2016) do të mbahet Seminari Rose-Routh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Kjo u vendos dje në mbledhjen e drejtuesve të delegacioneve të Asamblesë Parlamentare në Stavanger të Norvegjisë. Në Maj të vitit tjetër ky sesion me rreth 700 pjesëmarrës mbahet në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.