Çmimin Nobel për Paqen shkon për Katërshen e Dialogut Kombëtar Tunizian

Postuar në 09 Tetor, 2015 13:15

Katërshja e Dialogut Kombëtar Tunizian fitoi sot çmimin Nobel për Paqen, njoftoi komiteti i ngarkuar për këtë çmim. “Ky çmim u dha për kontributin vendimtar për ndërtimin e një demokracie pluraliste”, thuhet në njoftimin e rastit të këtij komiteti. “Katërshja u formua në verën e vitit 2013 ndërsa procesi i demokratizimit ishte vënë në rrezik për shkak të vrasjeve politike dhe trazirave të zgjeruara sociale”, nënvizoi komiteti. E përbërë nga UGTT-ja, sindikata historike në Tunizi, shoqata e punëdhënësve (UTINCA), Liga Tuniziane e të Drejtave të Njeriut (LTDH) dhe Urdhëri i Avokatëve, kjo katërshe ka organizuar një dialog kombëtar të gjatë e të vështirë midis islamikëve dhe kundërshtarëve të tyre duke i detyruar për të arritur një marrëveshje me synim daljen nga një ngërç institucional. “Katërshja i hapi rrugë një procesi politik alternativ dhe paqësor në një moment kur vendi ishte në prag të luftës civile”, deklaroi komiteti. ”Ekzistenca e saj ka qënë vendimtare për të ndihmuar Tunizinë që të përfshihej në vendosjen e një sistemi kushtetues, me garantimin e të drejtave themelore për tërësinë e popullatës, pavarësisht nga statusi gjinor, bindjes politike dhe besimit fetar”, sqaroi komiteti. Lista e kandidatëve për këtë çmim ishte 273, përfshirë kancelaren gjermane Merkel dhe papa Françeskun.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.