Lesi gjen detajet e paktit Rama-Basha kundër Metës; sebepi bëhet Samir Mane…

Postuar në 29 Shtator, 2015 11:56

I rikthyer gazetarisë pas një udhëtimi të gjatë në politikë, Nikollë Lesi shkruan sot në “Koha Jonë” skenarin e një aleance të fshehtë Rama-Basha, që sipas tij është zhvilluar kështu:

“Rama dhe Basha janë takuar së bashku në Vjenë. Udhëtimi është përgatitur e sajuar për bukuri, pas një jave pushimi të Edi Ramës në ishullin e Sardenjës, bashkë me miliarderin e njohur Samir Mane. Kryeministri shqiptar, Rama ka qenë me siklet të madh sepse i duhej të digjte Ilir Metën dhe ka menduar reagimin e kryeparlamentarit. Ka menduar se mund të rrëzohet si mazhorancë, e ndaj ka kërkuar një garanci ndërkombëtare që PD-ja do ta gjejë pretekstin e mbështetjes së qeverisë së tij në Parlament, me argumentin se bëhet në emër të dekriminalizimit dhe reformimit të sistemit të drejtësisë. Pra, PD të mos e rrëzojë si kryeministër. Më saktë një qeveri PS-PD.

Informacionet tregojnë se ka rënë dakord që kjo të mos bëhet kaq hapur, sepse rrezikon prestigjin e kryeministrit tek e majta dhe në popull. Ndaj, Partia Demokratike do ta sulmojë përsëri Edi Ramën në media, sa për sy e faqe, por sulmi direkt të jetë mbi kreun e parlamentit Ilir Meta. Mjafton vetëm që Ramës të mos i kërkojnë dorëheqje nga posti. Basha dhe Rama janë takuar në Vjenë (Austri), në prezencën e  miliarderit si negociator. Nuk dihet tamam se çfarë është folur, por rezultatet e këtyre javëve të fundit po tregojnë se kanë bërë pazar të madh. Ndaj, duket se Ilir Meta po reagon fort, se ka mësuar pazarin e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Vjenë”.

Në fakt, disa zhvillime të ditëve të fundit, sikur e konfirmojë Lesin. Vetëm nëse ai nuk shkruan post factum, pra komenton ngjarje që ndarkohë janë zhvilluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.