Qeveria malazeze miraton rezolutë për anëtarësimin në NATO

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:33

Qeveria malazeze ka miratuar një rezolutë për anëtarësimin në NATO. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” shkruan se ky akt mund të jetë i koordinuar, pasi në muajin dhjetor parashikohet një takim i ministrave të vendeve anëtare të NATO-s dhe me këtë rast, edhe çështja e Malit të Zi mund të hyjë në axhendë. “Sputnik” citon kreun e opozitës malazeze, Andrija Mandiç, sipas të cilit trajtimi i kërkesës malazeze duhet parë me seriozitet, pasi në çdo rast, Aleanca mund të përballet nesër me një kërkesë për dalje të Malit të Zi nga NATO. Kjo sepse siç thotë ai, 2/3-t e popullsisë në Mal të Zi kundërshtojnë anëtarësimin. Disa politikanë po flasin për referendum, por në kohën kur përballja mes Rusisë dhe Perëndimit po acarohet, këto hallka proceduriale duket se do të shmangen. Objektivi kryesor gjeopolitik aktualisht mbetet Serbia, e cila ka ndërmarrë disa hapa pro integrimit në BE, por qëndron ende larg afrimit në NATO. 

http://sputniknews.com/europe/20150919/1027235290/montenegro-passes-reso...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.