Rusët propozuan largimin e Assadit nga pushteti që në shkurt të 2012-ës. U refuzua nga Perëndimi

Postuar në 16 Shtator, 2015 01:04

Ajo që bota po dëshmon sot në Siri, e më tej, pasojat e saj në Medhe ku po mbyten qindra njerëz, ndërkohë që miliona kanë lënë shtëpitë, është edhe përgjegjësi e fuqive perëndimore. Kryesisht SHBA-sëm Britanisë së Madhe dhe Francës. Loja e tanishme e këtyre fuqive për të bllokuar Rusinë në përpjekjet e veta ushtarake në Siri ka humbur çdo legjitimitet, sa kohë kasaphana siriane mban firmën e tri shteteve demokratike në fjalë. Negociatori finlandez, nobelisti Martti Ahtisaari, lë të kuptohet se në vitin 2012, tri fuqitë që sot nuk po dinë nga ta rrotullojnë problemin, menduan skenarin libian për Bashar al Assadin. Dështimi siç shihet është tragjik dhe spektakolar. Ahtisari zbulon se në vitin 2012, rusët propozuan një plan me tri pika, që përfshinte edhe largimin -me elegancë – nga pushteti të Assadit. Gjithçka ndodhi më 22 shkurt 2012, kur Ahtisaari u dërgua në OKB nga “Të vjetrit”, një grup i përbërë nga ish-liderë botërorë që janë në mbrojtje të paqes e që përfshin Nelson Mandela, Jmmy Carter dhe Kofi Annan. “Takimi më intrigues ishte ai me ambasadorin rus(në Këshillin e Sigurimit) Vitaly Churkin – unë e njohë atë. Nuk është se biem domosdoshmërisht dakord për shumë gjëra, por mund te bisedojmë me mirësjellje. I shpjegova çfarë po bëja aty dhe ai më tha: “Martti, ulu dhe do të të them se çfarë duhet të bëjmë”. Ai më tha tri gjëra: “1 – Nuk duhet t’i japim armë opozitës. 2 – Duhet të vendosim dialog direkt mes opozitës dhe Assadit. 3 – Duhet të gjejmë një mënyrë elegante për të nxjerrë Assadin nga loja”, citon “The Guardian” negociatorin finlandez. Ky i fundit shton se propozimin ia referova përfaqësuesve të ShBA-së, Britanisë dhe Francës në OKB, por “asgjë nuk ndodhi, pasi unë mendoj se të gjithë këta, dhe shumë të tjerë, ishin të bindur se Assadi do të përmbysej në pak javë dhe kështu që nuk kishte nevojë të bëhej gjë”.

Kanë kaluar 3 vjet e disa muaj dhe ky hezitim i qëllimshëm ka prodhuar një nga situatat më të përgjakshme në historinë e Lindjes së Mesme, përveç kalimit të terrorizmit islamik në një platformë me kapacitete ushtarake në shkallë të gjerë. “The Guardian” shton se diplomatët perëndimorë në OKB nuk kanë pranuar të komentojnë atë që thotë Ahtisaari, por kanë shtuar se një vit para krizës siriane, forcat e Assadit kishin kryer masakra. Kështu që “opozita nuk pranonte asnjë negociim që kishte si parakusht lënien e tij në pushtet”. Mashtrim i hapur, përderisa opozita siriane, e krijuar për të luftuar Assadin varej nga furnizimi me armë nga jashtë dhe nuk ka munguar dokumentimi për këtë gjë. Po kështu edhe skenari i armëve kimike dështoi me turp, aq sa perëndimi u detyrua të paguajë edhe operacionin e shkatërrimit të arsenalit sirian, të cilin Assad e dha pa problem. Sot diplomatët perëndimorë lanë nxjerrë në skenë idenë e bashkëpunimit me Assad, por jo duke i dhënë atij “ok” e pushtetit pa afat kohor. Një lëvizje në boshllëk që po e ripërmason krizën siriane në një përballje të Perëndimit me Rusinë njësoj si në Ukrainë. Sot mediat shtetërore ruse citonin ministrin e Jashtëm, Lavrov, të shprehej se nuk do të lejohej në Siri ajo që ndodhi në Libi. Ndërkohë që mediat në Perëndim po flasin se Kremlini ka dërguar edhe tanke në ndihmë të Assadit, që provon se presidenti sirian mbetet një kockë shumë e vështirë që e komplikon në kulm zgjidhjen e krizës, parë kjo nga perspektiva perëndimore.

http://www.theguardian.com/world/2015/sep/15/west-ignored-russian-offer-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.