Reagon Bajraktari: Nuk ia kam borxh askujt rikthimin në punë

Postuar në 14 Shtator, 2015 19:01

Ish-shefi i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari i rikthyer në detyrë pas shpalljes si i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e fshehjes së urdhër-arrestit ndërkombëtar për Mark Frrokun ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike sipas të cilës rikthimi në punë i Bajraktarit është dëshmi se urdhër-arresti ndëkombëtar për Frrokun u fsheh me urdhër të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Bajraktari distancohet nga lidhjet me politikën dhe thotë se rikthimi në postin e shefit të Interpolit është një e drejtë që atij ia jep ligji.

“Janë po të njejtët vendime gjyqësoretë cilët, krahas deklarimit të ndalimit tim si të paligjshëm, pushimit të procedimit penal ndaj meje, garantojnë edhe kthimin tim në pozicionin e mëparshëm të punës. Kjo do të thotë se përkundër sa deklaron funksionari politik i PD, rikthimi im në detyrë nuk i atribuohet askujt tjetër përveç ligjit dhe zbatimit të vendimeve gjyqësore. Karriera ime personale thuajse prej 2 dekadash në Policinë e Shtetit, është pasuria ime më e vyer. Si të tillë, nuk është e arsyeshme dhe as ligjore, që të bëhet objekt i deklaratave për qëllime politike.Unë jam punonjës i Policisë së Shtetit, dhe punoj për sigurinë e vendit tim. Politika të bëjë politikë me politikën, jo me punonjësit e Policisë:”- shprehet Bajraktari

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.