Rritja e remitancave si “lajm i mirë” për qeverinë

Postuar në 14 Shtator, 2015 09:27

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë 2014-ës dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 592 milionë eurove nga rreth 543 milionë euro që ishin në vitin 2013, ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ato vlerësohen në rreth 305 milionë euro ose rreth 48.5 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Lajmi që po tentohet të përcillet si haber i mirë, në fakt e ka përgjigjen brenda. Kjo rritje e fluksit të remitancave shpjegohet me rigjallërimin e ciklit të emigracionit gjatë tre viteve të fundit, siç thonë ekspertët. Pra janë të larguarit e rinj nga vendi ata që dërgojnë para në shtëpi. Nga ana tjetër, edhe emigrantët e stabilizuar prej vitesh kanë synuar të ndihmojnë familjarët në Shqipëri, ku kriza ekonomike, disa masa drastike “ligjvënëse” të qeverisë dhe mungesa e punësimit janë ulur këmbëkryq. Thënë me fjalë të tjera, edhe pse hyjnë më shumë të ardhura në vend, duket se zgjidhja që na ka shpëtuar gjithmonë është lypja, që faqen e zezë e ka por pa gjë nuk të lë.  

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.