Rikthehet në krye të Interpol Tiranës Artan Bajraktari. Nuk e bënë dot “kokë turku”

Postuar në 13 Shtator, 2015 19:01

Artan Bajraktari është rikthyer në krye të Interpol Tiranës. I larguar disa muaj më parë, pasi u akuzua se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit kristian-demokrat Mark Frroku, Prokuroria pushoi hetimet për Bajraktarin, pasi nuk gjeti asnjë shkelje detyre në vonesën dy ditore (brenda parametrave kalendarikë të punës së tij) të dërgimit të dosjes tek eprorët. Vetë Bajraktari hoqi dorë nga kërkesa që kishte bërë në Gjykatë për t’i shkuar deri në fund zbulimit të së vërtetës mbi largimin e tij. Tani jemi në situatën që Bajraktari, i cili u shkarkua nga ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Didi, rimerr detyrën delikate, ndërsa Didi pas kësaj ngjarjeje paraqiti edhe vetë dorëheqjen dhe aktualisht ka një post të natyrës “oficer ndërlidhjeje” ose “liason” në ambasadën tonë në SHBA.

Çfarë ndodhi realisht me këtë histori, pas kaq muajsh? Mesa duket, në panikun e vëmendjes mediatike e politike të çështjeve Doshi e Frroku, Bajraktari u konsiderua si hallka më e dobët që mund të bëhej kurban nga hierarkët e policisë dhe ministrisë së Brendshme. Por doli se llogaritë ishin bërë gabim.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.