Jam 95 vjeç por dukem si 40. Sekreti? “Yoga, orgazma dhe kujdesi për veten”

Postuar në 05 Shtator, 2015 08:50

Historia e këtij njeriu, në shikim të parë, mund të dukej një shaka interneti, por që, në vend të kësaj, ajo që të duket (e kushtëzuar por dhe një domosdoshmëri) është konfirmuar nga disa burime. Emri i tij është Kazim Gurbuz dhe, pavarësisht pamjes, mund të bëjë atë të duket si një 40-vjeçar muskulor dhe me shëndet të mirë. Në fakt i përket datëlindjes 1920, pra 95 vjeç rrumbullak. I lindur në Turqi, Gurbuz është mësues feje dhe yoga dhe në sajë të kësaj disipline ka arritur të “ruajë” një rini të shkëlqyer. “Jam saktësisht siç kam qenë në moshën 25-vjeçare, ndjehem shumë mirë, nuk vuaj nga asnjë sëmundje e moshës, kam aktivitetin tim seksual që më dhuron performanca edhe më të shkëlqyera” pohon Gürbüz për disa media të huaja. Dhe pyetja çelës e radhës, cilat janë sekretet. Dhe ai përgjigjet qartazi: Yoga dhe orgazmat… Falë meditimit, 95 vjeçari shkarkon format e nervozizmit apo stresit duke vendosur në shinat e duhura mirëqenien e tij. Një faktor që siç e thekson ai, është arritja e të paktën 3 orgazmave në ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.