Çështja “Meta2”, mbyllet me një faksimile. Dhe një deklaratë të Berishës: Unë nuk dija gjë

Postuar në 04 Shtator, 2015 21:53

Me qetësi dhe dashuri, Ilir Meta duket se e ka zgjidhur edhe kësaj radhe lëmshin e akuzave qe është ngritur ndaj tij. Në media është publikuar faksimile e kontratës DIA-CEZ, e datës 1 shtator 2010, kohë kur Ilir Meta ishte ministër i Jashtëm. Ai akuzohet për marrje rryshfeti për kontratën e mbledhjes së borxheve të CEZ dhe kjo akuzë del në dosjet e avokatëve të OShEE-së, ent që kontrollohet nga Partia Socialiste. Me faksimilen çështja praktikisht pushon, por referuar asaj që u tha dje në deklaratën për shtyp të Kryeministrisë, mund të kuptohet fare lehtë pasiguria me të cilën kryeministri godet partnerin e tij në qeverisje. “Në datën 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kërkuar një koment të Kryeministrit të Republikës lidhur me disa pretendime, të pashoqeruara me fakte, që gazetarja ngrinte për Kryetarin e Kuvendit. Për të verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i është drejtuar zyrës së Avokates së Shtetit, e cila është vënë në kontakt me studion ligjore Clifford Chance. Përfaqësuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje: Ndryshe nga ajo që disa gazetarë duket se pretendojnë, OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh kundër DIA Ltd. nuk ka përmendur emrin e zotit Ilir Meta si përfitues i transfertave bankare apo ndonjë praktike tjetër korruptive që lidhet me marrëveshjen për mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd”, thuhet në njoftim. Fakt është se BIRN publikoi faksimile të dosjes dhe mes qëndrimit të qeverisë e atij të avokatëve, ka distancë. Këtu është me vend të sjellim edhe pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në përgjigje të një komentuesi në Facebook thotë: “Eshtë qeveria e meparshme qe ka ngritur jo nje por tre padi ne prokurori per vjedhjet e bera nga ÇEZ ne bashkpunum me tre kompani shqiptare ne proceset e mbledhjes se borxhit,perfshir dhe kompanin DIA.Por Ina Rama natyrisht punonte per Edi Ramen dhe sojn e tije
-Esht Edi Rama dhe Ilir Meta qe me ligj ne parlamentit te denancuar fuqishem nga une,ne marrveshjen e Edi Rames me CEZ kane garantuar ÇEZ ne kundershtim me kushtetuten se nuk CEZ nuk do jete subjekt i asnje ndjekje penale nga pala shqiptare!
-Kjo çeshtje e madhe korruptive u nxuar ne drite nga ÇEZ,kompani qe duket se per qellime korruptive e kishte peshuar ne euro Ilir Meten por qe e shiti mbasi Kastriot Ismailaj paditi ÇEZ dhe i kerkonte ndofta se bashku me Meten 130 milion euro!Natyrisht une nuk kame patur asnje dieni per angazhimin e Metes per Ismailajn mbasi perzgjedhja e kompanive per borxhet e ÇEZ ishte e drejte ekskluzive e ÇEZ dhe nuk kishte e nuk mund te kishte asnje lidhje me qeverine dhe nuk kame patur asnje ankes nga kompania çeke per nderhyrje apo imponime ne perzgjedhjen e kompanive”. Një nënvizim: mund të besojë dikush se një kryeministër si Sali Berisha, nuk di gjë kur qarkullojen miliona euro? Ndoshta, secili është i lirë të besojë atë që dëshiron.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.