Tregtia e jashtme: Rritje e kërkesës së brendshme e të jashtme, përjashtuar mineralet, karburantet, dhe energjinë

Postuar në 28 Gusht, 2015 18:04

Nga të dhënat më të fundit të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, rezulton se, në periudhën 7-mujore janar-korrik, importet janë rritur me 0.7% krahasur me një vit më parë. Por importi i grupit energji elektrike/minerale/lëndë djegëse, ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 21% (si rezultat i prodhimit vendas të energjisë dhe karburanteve).

Në qoftë se përjashtojmë efektin e këtij grupi, rezulton se importet janë rritur 8% krahasuar me një vit më parë. Gjë që tregon për një rritje të kërkesës së brendshme (kërkesa më e madhe ishte për makineri e paisje, importi i të cilave u rrit 17%).

Në eksportet, vihet re një rënie dramatike e kërkesës së jashtme për minerale e lëndë djegëse shqiptare (ky grup ka pësuar një rënie prej 35%, krahasuar me një vit më parë). Kjo rënie mund të shpiegohet me uljen e kërkesës botërore për minerale dhe naftë, e pasqyruar në rënien dramatike të çmimeve të tyre në bursa.

Në qoftë se përjashtojmë efektin e këtij grupi, rezulton se eksportet janë rritur 9% krahasuar me një vit më parë. Gjë që tregon për një rritje të kërkesës së jashtme për produktet shqiptare (kontribuesi më i madh për rritjen ishte grupi i ushqimeve dhe pijeve).

E.Zaloshnja 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.