Skandalet korruptive të ‘revolucionares’ Dilma Rusef, brazilianët mbushin sheshet dhe kërkojnë dalje para gjyqit

Postuar në 17 Gusht, 2015 21:33

Ish ekstremistes së majtë, ‘revolucionares” Dilma Rusef tashmë presidente e Brazilit, po i dalin një nga një disa skandale të rënda. Në Brazil, me mijëra vetë kanë dalë nëpër rrugë për të kërkuar dorëheqjen e presidentes. Flakën e pakënaqësisë, me protestues që kanë mbushur rrugët më shumë se në karnavale, e kanë ndezur disa skandale korrupsioni që kanë përfshirë persona shumë pranë kryetares së shtetit. Por mbi të gjitha, është rasti i kompanisë kombëtare të naftës “Petrobras”, të cilën Rusef e ka drejtuar përpara se të thirrej në qeveri nga Luiz Inacio Lula da Silva si dhe fondet e përfituara në mënyra të paligjshme nga partia e saj. Demonstrata ka pasur në disa qytete të vendit, përfshirë Rio de Janeiron dhe Sao Paolon. Mbështetja për presidenten ka rënë në numra njëshifrorë, dhe vendi po përjeton rënien më të fortë ekonomike të 25 viteve të fundit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.