Qeveria rishikon me ulje programin për investimet, shfaqen dobësitë serioze në realizimin e zërave

Postuar në 12 Gusht, 2015 10:29

Ulje në programin e shpenzimeve kapitale për periudhën afatmesme 2016-2018, në krahasim me parashikimet e janarit. Ky është dhe rishikimi që ka bërë Qeveria, shkruan“Monitor”. Kjo ulje në parashikime shihet të ketë ardhur nga dobësitë serioze që po shënon qeveria në realizimin e zërit të investimeve edhe pse ai po vjen në ulje. Kështu pritjet për zërin më të rëndësishëm të buxhetit që ndikon në rritjen ekonomike shpenzimet kapitale janë shkurtuar me 9% për vitin 2016 deri në 35% më pak në vitin 2018. Sipas “Monitor” në muajin janar në programin afatmesëm ekonomik qeveria priste të çonte shpenzimet kapitale në vlerat e 102 miliardë klekëve, por në rishikimin e fundit që daton në fillim të gushtit këto shpenzime nuk do të jenë më të larta se, 76 miliardë lekë. Në vitin 2016 qeveria kishte planifikuar të shpenzonte për investimet rreth 72 miliardë lekë, por më rishikimin e fundit nuk do të vihen në dispozicion më shumë se 63 miliardë lekë në dispozicion, ose 31 % më pak se, synimi i janarit. “Monitor” thotë se ky riazhornim i qeverisë në shpenzime vjen pas konsultave të fundit me FMN, i cili ka rekomanduar që konsolidimi fiskal të zhvendoset në krahun e shpenzimeve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.