Petrit Vasili: Ftohja Rama-Meta, fantazi mediatike. Por… “çdo kryelartësi do na çonte në rrugë të gabuar”

Postuar në 10 Gusht, 2015 15:05

Ka dhënë një intervistë “gjithëpërfshirëse” para mediave kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, por vëmendja kryesore ishte mbi ftohjen e përfolur mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës, Rama e Meta. Sipas Vasilit, teoria e “ftohjes” është pjesë normale e konsumit mediatik dhe fantazive të lira dhe të pakufi. Megjithatë, ai la të kuptohej për vërejtjet e LSI-së mbi performancën ekonomike të qeverisë. “Besoj se është në analizën e qeverisë gjithçka që duhet përmirësuar në tatime dhe në dogana. Çdo kryelartësi apo edhe vetëkënaqje do të na çonte në një rrugë të gabuar. Shikimi me vëmendje dhe me sy kritik është një veprim shumë pozitiv dhe sigurisht që çdo reflektim që qeveria do të bëjë, qoftë me ndryshimet përkatëse, qoftë me rritjen e efikasitetit në dogana, në tatime, në mekanizmat e mbledhjes së të ardhurave, janë të gjitha të përshëndetura”, tha Vasili.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.