Rasti “Gjika”, pse shqiptarët i gëzohen spektaklit të korrupsionit, e jo luftës kundër tij

Postuar në 30 Tetor, 2013 14:22

Padia e prokurorisë në adresë të kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka trazuar shumë shpirtra, dhe si gjithnjë në rrethana të tilla, shpërthen fantazia konspirative, me ndihmën e së cilës kërkohet t’u jepet shpjegim gjërave “të çuditshme” që ndodhin këtyre anëve. Në rastin “Gjika”, teoria zhvillohet pak a shumë kështu:

“Edi Rama ka në mendje të fillojë një fushatë arrestimesh të ish zyrtarëve të lartë të qeverive të shkuara, të cilët nuk kanë pasur fare frena në babëzinë e tyre për të plaçkitur; dhe këtë fushatë do ta ketë si provë të betejës kundër korrupsionit; por që këtë betejë ta bëjë sa më të besueshme, duhet të godasë edhe të vetët; dhe te të vetët nuk ka se si të bëjnë pjesë ministrat e qeverisë së kryesuar prej tij, ngaqë këta të fundit sapo kanë filluar punë; dhe kështu e ka kërkuar kurbanin në ato njësi komunale që janë të drejtuara nga socialistët; arrestimi i drejtuesve socialistë të bashkive të vogla do ta mbante stekën e ndëshkimit të ulët, e kështu nuk do të justifikohej dot arrestimi i pritshëm i ministrave; prandaj, ai e ka filluar me një peshk të madh socialist; e ka filluar me Shpëtim Gjikën, njeriun më të fuqishëm të zonës, ku vetë Rama është zgjedhur deputet”. Kjo është e gjitha. Dhe merret vesh se në themel të këtij versioni qëndron bindja se Rama e ka shtënë në dorë tanimë institucionin e prokurorisë, e ndoshta tërë sistemin e drejtësisë, dhe për ta besuar këtë shumë njerëzve u mjafton një nënshtrim e zbythje e vetvetishme (kjo është ajo që ka ndodhur deri më sot) e institucioneve përballë autoritetit gjëmëmadh të kryeministrit.

Të bën përshtypje në këtë histori që njerëzit nuk para ndalen tek shkeljet e abuzimet skandaloze të atyre që kanë dhënë dy leje ndërtimi në Vlorë, një për një 13 katësh e një tjetër për një pallat 6+2 kate. Të gjithë tërhiqen veç nga fabula konspirative: Kush po ia fut Gjikës? Pse Gjika i pari? Çfarë do ndodhë më pas? Dhe kjo shpjegohet, sipas meje, së pari me mosbesimin e frikshëm që ekziston ndaj institucioneve, ndaj të gjitha institucioneve, dhe së dyti me faktin që korrupsioni për ne, përpara se të jetë një palaví për t’u dënuar, është një spektakël politik për t’u shijuar.

Marrë nga Dita

Comments

Submitted by Andoni (not verified) on

O Mustafa, po pse Gjika i pari?

Pse jo disa nga ata prokuroret qe kane abuzuar me shume se Gjika, qe kane marre para per te mbyllur apo per te hapur raste te vecanta, madje edhe grate e tyre ne universitet e kane pazarin me te larte se pedaoget e tjere.

Perse jo ata te paret o Mustafa?  Dhe perse ne duhet te besojme ty se keta prokuroret e korruptuar dashkan te vene drejtesine?  Perse o Mustafa?

Submitted by dritan (not verified) on

Nuk e kuptoj aresyen e censurimit te komentit tim ne kete faqe ... mesa duket eshte e kote te postosh nese shpreh nje mendim tjeter nga ai i portalit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.