Novak Gjokoviç është nacionalist? Për mua është tenist. Një tenist i madh.

Postuar në 30 Janar, 2014 10:23

Erjon Veliaj ka bërë një foto me futbollistin malazez, Predrag Mijatoviç. E ka publikuar në profilin e tij në facebook, dhe e ka shoqëruar me shënimin: “Përshëndetje gjithë tifozëve të Realit, Juves e Fiorentinës nga legjenda Mijatoviç”. Ata që janë mbi tridhjetë vjeç e që janë të pasionuar pas futbollit, e njohin mirë Mijatoviçin. Ky i fundit ka luajtur, përveç të tjerash, me Valencian, Realin e Fiorentinën (por jo me Juventusin, siç thotë Veliaj), dhe me kombëtaren e Jugosllavisë, e cila ka ekzistuar si skuadër deri në vitin 2006. Veliaj e quan legjendë, por ky duket një teprim. Ka qenë një nga më të mirët në Europë në një periudhë 2-3 vjeçare. Ndërsa legjendat janë tjetër gjë.

Vini re: Veliaj flet veç për futbollistin Mijatoviç. Por disa gazeta (nuk janë të shumta, dhe kjo është shenjë e mirë) e kanë raportuar këtë ngjarje në faqet e tyre, dhe nuk janë ndalur tek pasaktësitë e natyrës sportive të shënimit të Veliajt. Kanë shkuar më tej. Kanë parë tek kjo foto një mendjelehtësi të Erjon Veliajt. Ndonjëra sosh ka parë më shumë se sa kaq. Ka parë një grackë të nacionalistëve serbë, në të cilën ka rënë ministri ynë (“siç e kanë zakon socialistët”, thosh ‘Bota Sot’). Dhe këtë reagim e motivojnë me faktin që Mijatoviçi ka shprehur urrejtje kundër shqiptarëve të Kosovës dhe ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Në fakt, ai ka qenë në mbështetje të regjimit të Milosheviçit, por kjo nuk ka pse të përkthehet me pohimin se “ai i ka urryer shqiptarët”. Nuk është çudi edhe t’na ketë urryer, apo edhe t’na urrejë edhe sot e kësaj dite, por nuk ka prova që ai ta ketë shprehur këtë urrejtje (do duhej të hynim në kokën e tij për ta ditur). Nga ana tjetër, “një serb kundër bombardimeve të NATO-s në vitin 1999” nuk është një gjë e rrallë dhe tronditëse. Di ndonjëri të na thotë se sa është numri i serbëve që kanë qenë pro atyre bombardimeve? Mbaj mend se atëmot, gjatë bombardimeve, lexoja në ‘La Repubblica’ ditarin e luftës të Biljana Serbljanoviçit, e cila ish shumë kritike ndaj Millosheviçit, por në të njëjtën kohë nuk dukej se ishte e lumtur që Beogradi, ku ajo jetonte, ish nën shiun e bombave.

Shkurt, reagimi ndaj fotos e shënimit të Erjon Veliajt është një pesë me hiç. Është një gjest që e ka burimin tek një patriotizëm banal e njëzet qindarkësh, të cilin kujtonim se e kishim hedhur pas shpine, por nuk qenka e thënë. Ka ende njerëz këtejpari që duan të na marrin erzin, ndoshta dhe më shumë se erzin, pse kemi fuqinë e gatishmërinë që, fjala vjen, te tenisti serb Novak Gjokoviç të shohim tenistin, e të magjepsemi prej talentit të tij. Do donin që të shihnim veç serbin. Dhe për rrjedhojë dhe ta urrenim, siç do duhej të urrenim dhe Predrag Mijatoviçin, Sinisha Mihajlloviçin, Dejan Stankoviçin, Emir Kusturicën, Goran Bregoviç, etj.

Dita

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Nuk e kuptoj pse shkruan keshtu ne menyre kaq te njeanshme? Dhe pse ben ne menyren kaq ekstreme te paditurin?! Ne kohe paqje nuk eshte fisnike dhe politike te sfumosh e te mbulosh faktet. Rrjeshtimi per te mbrojtur Veliajn ka cmimin qe gjithmone ve ne dyshim jo vetem nivelin e dobet e te ulet po dhe snobizmin inferior qe ti kerkon ta fshehesh me liberalin apo dhe nenshtrimin e rrjeshtimin ideologjik. Te habit fakti qe guxon e provokon dhe injoron e nuk shikon humneren e fakteve dhe i shuan ato pa te keq.  Kjo nuk eshte hic gje para asaj qe i ben ti lexuesit me mohimin e fakteve dhe helmin e harreses qe injekton. Harron qe me pacavure te tilla plagos e helmon njerez qe akoma nuk kane sheruar plaget e luftes...

...„Auf dem Platz der Republik im Zentrum der Stadt brüllte er den Zehntausenden versammelten Ewiggestrigen und nationalistischen Ultras durch eine Wand von Mikrofonen zu: »Zu welchem Mythos gehören wir? Zum Kosovo-Mythos!« Wenn die Masse nach solchen Worten minutenlang im kollektiven Rausch »Emire – Srbine!« (»Emir – Serbe!«) skandiert, wenn Tausende Teilnehmer nach der Demonstration westliche Botschaften mit Brandsätzen und Steinen angreifen, dann wird klar, warum so viele Menschen im wirtschaftlich desolaten Serbien immer noch auf den Nationalismus hereinfallen. Und welche Rolle Prominente wie Kusturica dabei spielen.“
Ne sheshin e republikes ne qendren e qytetit, i ulerinte Ai dhjetra mijrave ultra nacionalisteve qe ishin mbledhur e mikrofonat ne mur bucisnin: “ Kujt miti i perkasim ne“? Ne i perkasim mitit te Kosoves! Dhe masa ne drogimin e fjaleve te tilla ne dehje te plote therrisnin “Emir –Serb“ dhe ishin gati te sulmonin ambasadat me bomba zjarr e gure. Eshte e qarte pse ne Serbi shume njerez behen viktime e nacionalizmit jo vetem prej ekonomise se shkrete. Dhe cfar rroli luajne njerzit e famshem si Kostunica...“

Submitted by morrison (not verified) on

nuk eshte vetem tenist.... ndoshta eshte dhe nje lobist qe sa here qe i shtergon duart nje personaliteti i flet per "terroristat" e Uçk dhe per "vuajtjet" e serbve nen "dhunen" e muslumaneve shqiptar. Neser mund te jete nje çetnik.

Po ne shqiptaret vdesim per tu dukur me katolik se Papa; me liberal se Smithi, me komunist se Lenini.... etj

Pikerisht ne "faktori i paqes" ne ballkan qe bejme lufte me njeri tjetrin.

prandaj çdo minister duhet te mendohet para se te bej foto me kedo

dhe saper ate ) zj Biljana Serbljanoviçit, e cila ish shumë kritike ndaj Millosheviçit.... do ishte mire ta pyesnit. njehere a mundet te kerkoj falje per genocidin qe millo & Co kane bere ne emer te popullit serb (pra dhe te saj )ne kroaci, bosnje dhe kosove.

Nuk është çudi edhe t’na ketë urryer, apo edhe t’na urrejë edhe sot e kësaj dite, por nuk ka prova që ai ta ketë shprehur këtë urrejtje

Seriozisht e keni z. Nano apo ju eshte shteruar pena ???

pikerisht meqe nuk e dime duhet te informohemi me pare, sidomos kur jemi minister.

Submitted by Andi (not verified) on

Mustafa,nuk e ndan kaq kollaj me thike njeriun.Une jam kunder tij ne te gjitha ndeshjet e tij,A eshte nje lojtar i mre Gjokovic?Nuk ka asnje dyshim.Mundem ti mbyll syte perpara antipatise se tij per popullin tim?Jo.

Nje njeri mund te jete shume i bukur,por kriminel.A mund te kem une simpati per te se eshte shume i bukur?Jo

A duhet ta fsheh faktin qe eshte i bukur?Jo

Dhe ne rastin e Gjokovicit ,ne ras se i hyn nje analize patjeter qe duht ti thuash te dyja anet...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.