Addy Pross
A është jeta një gjendje e lëndës?
Shkencat e natyrës e ndajnë natyrën në disiplinat e fizikës, kimisë dhe biologjisë. Kjo është një ndarje pragmatike që mundëson studimin më efektiv shkencor të karakterit hierarkik dhe të larmishëm të natyrës. Por, me përparimin e njohurive, këta ishuj të veçantë studimi duhet përfundimisht të bashkohen, dhe në të vërtetë, në fizikë dhe kimi, ky bashkim tashmë ka ndodhur. Në fund të fundit, natyra ishte, dhe mbetet, një e tërë e unifikuar.
