ekzorcistet
Kërkesë Papës: Një ekzorcist për çdo dioqezë
Shoqata Ndërkombëtare e Ekzorcistëve i ka kërkuar Papës Leo XIV që të sigurojë praninë e të paktën një prifti ekzorcist në çdo dioqezë, duke vënë theksin jo vetëm te numri, por sidomos te përgatitja profesionale dhe shpirtërore e tyre. Në një audiencë private të zhvilluar më 13 mars, ata i paraqitën Atit të Shenjtë një raport mbi shtimin e rasteve të lidhura me okultizmin, ezoterizmin dhe satanizmin, si dhe ndikimet shpirtërore që këto fenomene kanë tek besimtarët.
