sindroma hubris
Sindromat e çrregullimeve te njerëzit e pushtetshëm
Në vitin 2009, Lord David Owen, mjek neurolog dhe ish-Sekretar i Jashtëm Britanik, dhe Jonathan Davidson, profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin Duke, kryen një studim në lidhje me atë që njihet si sindroma hubris. Për këtë, ata studiuan të dhënat e Presidentëve të SHBA-së dhe Kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar gjatë një periudhe njëqindvjeçare, për të parë nga afër ndryshimin e sjelljes gjatë viteve në pushtet.
Lufta në Ukrainë, jo nga Putini i vërtetë. Një perspektivë ndryshe mbi konfliktin
Ish-ministri i Jashtëm i Britanisë thotë se Putin po shfaq shenja të sindromës hubris. Lordi David Oëen ka qenë shefi i diplomacisë britanike nga viti 1977 deri në 1979 dhe është mjek në profesion. Ai është autori i librit “Në shëndet e në pushtet”, i cili shpjegon se si sëmundja fizike ose mendore mund t'i shtyjë liderët politikë në veprime të paarsyeshme dhe të pamatura, duke ndikuar kështu te procesi i vendimmarrjes dhe funksionimi i shtetit.