sokol sadushi

Sistemi i drejtësisë është në krizë

Postuar në 29 Dhjetor, 2025 15:48

 Në një dalje për mediat, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, ka përcjellë disa shifra shqetësuese për funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend. Me rreth 6800 vendime për vitin 2025, Sadushi ka theksuar se për çdo gjyqtar kanë qenë 429 vendime, shifra që siç tha ai “nuk përfaqësojnë një normalitet gjyqësor”. I pyetur mbi reformën në drejtësi, një ndër hartuesit e së cilës ka qenë edhe ai, Sadushi, ka theksuar se ai e mbron atë që është hartuar, por nuk ka pse të mos bëhen kritika për zbatimin.

Bllokimi i ligjit, Sokol Sadushi: Në 2021 nuk diplomohet asnjë magjistrat

Postuar në 22 Shtator, 2018 14:23

Politika ka dështuar deri tani që të miratojë në parlament draftligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i hap rrugë shkollës së magjistraturës për të zhvilluar konkursin e pranimit të kandidatëve për këtë vit akademik. Mospjesëmarrja e opozitës në parlament i ul shanset në zero që ky ligj të miratohet. Por në kushtet kur vetingu po jep rezultatet ku prokurorë dhe gjyqtarë po përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, nevoja për magjistratë të rinj është gjithmonë edhe më emergjente.

Subscribe to RSS - sokol sadushi