zvernec
IKMT përgënjeshtron kryeministrin: Gardhi dhe punimet në Zvërnec, me lejen e KKTU
IKMT kundërshton versionin e dhënë nga qeveria për ndërhyrjet në Zvërnec. Sipas Inspektoratit, gardhi dhe punimet përgatitore nuk ishin thjesht pjesë e vlerësimit mjedisor, por kishin marrë miratimin e institucioneve për nisjen e investimit nga shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development”.
Shefqet Kastrati del edhe te ndërtimi me dhunë në Zvërnec
...Kompania që po zhvillon resortin, “Zvërnec South Adriatic Development”, është regjistruar offshore në formën e një trusti në Holandë, ndërsa pronarët përfitues të saj mbeten anonimë.
Rilindje e traditës në Vlorë. Kryebashkiaku Leli: Tenderi për urën e Zvërnecit dështoi. Kemi traditën e vjetër të barkave
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli shkruan se procedurat tenderuese për urën e Zvërnecit kanë dështuar ndaj lëvizja drejt Manastirit do të bëhet me varka.
Pas 220 ha në Karaburun, sekuestrohen 89 ha tokë në Zvërnec. Nën hetim i njëjti person
Pak ditë më parë u bë publik lajmi se prokuroria sekuestroi 220 ha tokë në Karaburun, pasi ishin tjetërsuar përmes falsifikimit dokumentar dhe kaluar në pronësi të shtetasit Rajmond Mezi. Sot bëhet e ditur se një tjetër sipërfaqe prej 89 ha, kësaj radhe në Zvërnec, është sekuestruar për të njëjtat arsye dhe ku figuron i njëjti shtetas. “Toka është përfituar në mënyrë të paligjshme nga Raimond Mezi, i njëjti person që përfitoi 220 hektarë toke edhe në Karaburun.
Ministrja e Mbrojtjes: Katastrofë mjedisore në Zvërnec (Video)
“Katastrofë mjedisore në Zvërnec. Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te Petrolifera. Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj. Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare e Shqipërisë dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim; ZERO tolerancë për përgjegjesit”. Kështu shkruhet në profilin në Facebook të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka dhënë alarmin.
