serbia
Zgjerimi i BE-së, Mali i Zi dhe Serbia janë prioritet
Përfshirja e Rusisë në politikën malazeze ka prodhuar paradoksin e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së. Sipas ish-ministrit të Jashtëm slloven, Ivo Vajgl, zgjerimi drejt Europës Juglinore ka fituar prioritet pas zhvillimeve në Mal të Zi dhe Maqedoni.
Vuçiç e pranon: Nuk ka anëtarësim në BE, pa normalizim me Prishtinën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se pa njohjen, apo normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Prishtinën, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të jetë i mundur.
“Ju duhet të normalizoni situatën, na thonë. Cilido qoftë interpretimi, kjo është se çfarë pret BE-ja”, tha Vuçiç gjatë një fjalë në Arandjelovac.
“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë. Ata flasin mes rreshtave, por jo në atë mënyrë , por kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, shtoi presidenti serb.
Këshilltari i Edi Ramës, pro shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës
Media të ndryshme në Kosovë përcjellin lajmin e një interviste të Shkëlzen Maliqit, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, për mediat serbe. I cituar nga mediat kosovare, Maliqi ka propozuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, kjo politikë kushtëzohet nga njohja e Kosovës nga Serbia, pasi përndryshe nuk ka sesi të kryhet shkëmbimi i territoreve që përfshin Veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës.
Serbia percepton izolim ndërkombëtar pas intervistës së Izetbegoviç
Beogradi zyrtar nuk e ka përtypur dot deklaratën e presidentit boshnjak, Bakir Izetbegoviç për Kosovën, dhënë gjatë një interviste për Deutsche Welle. Izebegoviç deklaroi se Bosnja do ta njohë Kosovën, por se këtë gjë e ndalon Republika Srpska. Më vonë Izetbegoviç e ndryshoi qëndrimin duke u shprehur se ai “shpreson se Sarajeva do ta njohë Kosovën”.
Njohja e Kosovës, temë debati brenda presidencës boshnjake
Kosova është kthyer në një temë debati brenda presidencës boshnjake. Anëtari boshnjak I saj, Bakir Izetbegoviç, i tha agjencisë gjermane “Deutsche Welle” se njohja e Kosovës duhet të kishte ndodhur tashmë, por sipas tij janë përfaqësuesit serbë ata që e bllokojnë një gjë të tillë.
“Përpjekjet tona për të bërë këtë kanë krijuar probleme brenda Bosnje-Hercegovinës”, tha ai. I pyetur nëse Bosnje-Hercegovina do ta njihte Kosovën, ai u përgjigj në mënyrë pohuese.
"Koha për shkëmbim vizitash Meta - Vuçiç"
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i ka dhënë së fundmi një intervistë revistës “Cord”. Intervista konsumon deri diku të gjithë pikëpyetjet që kanë të bëjnë me raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë, nisur nga standardi i ri i vendosur me vizitën e Edi Ramës në Serbi, në vitin 2014. Boçka e cilëson këtë moment si pikë kthese, si një “moment politikë domethënës vendosmërie në kapërcimin e pengesave që ekzistojnë për një kohë të gjatë”.
Presioni amerikan, serbët kërkojnë ndihmën e BE
Deklarata e zv/ndihmës sekretarit amerikan, Hojt Brijan Yee javën e kaluar në Beograd se Serbia nuk do të përparojë në rrugën e saj drejt europiane nëse nuk heq dorë nga lidhjet e saj me Rusinë shqetësoi jo pak udhëqjen politike të Serbisë.
Agjencia Beta ka publikuar një përgjigje të autoriteteve të BE-së pas pyetjes se duke marrë parasysh deklaratën e Yee, në cilën masë Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në afrimin e BE-së me Serbinë, duke pasur parasysh se kuadri ligjor dhe politik për këtë janë negociatat e nëtarësimit të Serbisë.
Ambasadori i Ukrainës në Beograd: “Serbia, instrument i Rusisë për të shkatërruar Europën”
Serbia është ushtari i Vladimir Putinit në Ballkan. Kështu shprehet ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych sipas të cilit, “Kremlini nuk do t’ia dijë për Serbinë, por thjesht po e përdor atë për të krijuar kaos dhe provokuar një luftë të re në Ballkan”.
Komisioni Europian detyrohet të flasë për profesor gjeneralin Lazareviç në Serbi
Bashkimi Europian e cilëson të pavend dhe vendimin e qeverisë serbe për të caktuar në Akademinë Ushtarake, gjeneralin Vladimir Lazareviç, i dënuar për krime lufte në Hagë.
Yee mesazh Serbisë: Nuk e luani dot rolin e balancuesit
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, bërë gjatë samitit ekonomik të Beogradit. Yee ka përsëritur se SHBA nuk e kupton se për cilën arsye punonjësit e Qendrës Humanitare Ruse në Nish duhet të kenë imunitet diplomatik kur kjo nuk është normë ndërkombëtare.
