serbia
Serbia merr mbështetjen e tre vendeve për hyrjen në BE
Mbështetje për përshpejtimin e procedurave të hyrjes se Serbisë në BE kërkoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë takimit me kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në Beograd. Bashkëpunimi i katër vendeve dhe presidenca bullgare do të na japë një mundësi të nxjerrim në pah idetë e përbashkëta për të ardhmen e Ballkanit, bazuar në "Agjendën e Selanikut" të vitit 2003”-tha kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas takimit katërpalësh.
Serbia jep 100 mijë euro ndihmë për përmbytjet
Qeveria e Serbisë ka akorduar 100 mijë euro në mbështetje të Shqipërisë për përmbytjet që ndodhën në jug të vendit. Pas presidentit serb, Alleksandar Vucic që përmes një letre shprehi keqardhje dhe ofroj ndihmë, vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë nga kryeministrja Ana Brnabic. Ndihma e Serbisë përfshinë edhe ndihma me batanije dhe mjete të tjera për zonat e prekura nga përmbytjet.
"Kosova as mund të ndahet dhe as mund të bashkohet me vende të tjera"
Zv.kryeministri i Kosovës, njëherazi, ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, shprehet në një intervistë në serbisht për rrjetin gjerman, Deutsche Welle, se Serbia nuk ka nevojë të deklarojë se e njeh Kosovën, por të veprojë në mënyrë të tillë. Pra duke njohur realitetin e Kosovës së pavarur dhe shtet më vete.
“Realiteti është se Serbia mund të ndikojë rajonin dhe Kosova do të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë”, tha ai.
Serbia, një hap tjetër përpara për negociatat
Serbia hedh hapa të tjerë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në datat 11 apo 12 dhjetor, pritet që të hapen negociatat për kapitujt e rinj në një Konferencë Ndërqeveritare në Bruksel.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe Tanjug, që citon burime diplomatike në Bruksel, sipas të cilave pritet një konsensus për këtë nga të 28 vendet anëtare. Bëhet fjalë për tre kapituj që kanë marrë dakordësinë nga 20 vende, por duhet të miraohen edhe nga 8 të tjera.
Përmbysja e madhe, Serbia në rolin e ri të paqebërësit në Ballkan
Diçka serioze ka ndryshuar në Ballkan dhe Serbia duket se po regjistron veten në krahun e fituesit. Pas një dekade izolimi dhe akuze për projektimi dhe zbatim planesh të spastrimit etnik, Beogradi zyrtar gjendet sot në rolin e një protagonisti të paqes dhe stabilitetit. Madje duke u cilësuar nga aktorët ndërkombëtarë si vendi kyç për këtë gjë. Përveç aftësive manovruese të Serbisë, një rol ka këtu edhe ndryshimi i qëndrimeve të komunitetit ndërkombëtar.
"Sinergji tregjesh mes Serbisë dhe Shqipërisë"
Kompani të p[ërbashkëta dhe një treg nëse është e mundur. Këtë mund të arrijë Serbia dhe Shqipëria dhe që duhet ta synojnë sipas presidentit të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marco Cadez. Në një intervistë për agjencinë serbe “B92”, ai nënvizon si hap pozitiv vendosjen e komunikimit që rrëzon disa barriera që kanë mbajtur të dyja vendet në distancë.
Solidarizim me Ratko Mlladiç nga Kisha Serbe dhe nga Rusia
Dënimi me burgim të përjetshëm i Ratko Mlladiç nga Gjykata e Hagës ka provokuar reagime në Serbi. Si një vend dhe popull që ka gjykimin e vet për luftëtat që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, serbët i shohin këto vendime si akte padrejtësie. Patriarku i Kishës Ortodokose Serbe, Irinej, ka shkuar edhe më larg. Sipas tij, vendime të tilla janë vepra të djallit, kurse serbët vuajnë pasojat. Irinej ka folur për tablodin Alo, por prononcimi i tij është marrë edhe nga agjencia e lajmeve Tanjug.
Zona Ekonomike Rajonale konkretizohet në vitin 2023
Plani i Veprimit për krijimin dhe funksionalizimin e një Zone Rajonale Ekonomike do të nisë të zbatohet në vitin 2023. Në kuadër të vendimeve të marra në Samitin e Triestes, më 31 tetor është zhvilluar në Bruksel takimi mes Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumit të Dhomës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Zgjerimi i BE-së, Mali i Zi dhe Serbia janë prioritet
Përfshirja e Rusisë në politikën malazeze ka prodhuar paradoksin e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së. Sipas ish-ministrit të Jashtëm slloven, Ivo Vajgl, zgjerimi drejt Europës Juglinore ka fituar prioritet pas zhvillimeve në Mal të Zi dhe Maqedoni.
Vuçiç e pranon: Nuk ka anëtarësim në BE, pa normalizim me Prishtinën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se pa njohjen, apo normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Prishtinën, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të jetë i mundur.
“Ju duhet të normalizoni situatën, na thonë. Cilido qoftë interpretimi, kjo është se çfarë pret BE-ja”, tha Vuçiç gjatë një fjalë në Arandjelovac.
“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë. Ata flasin mes rreshtave, por jo në atë mënyrë , por kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, shtoi presidenti serb.